Sërish të shtëna në SHBA, këtë herë ngjarja është regjistruar në një qendër tregtare në Hjuston. Policia bën me dije se një person ka hapur zjarr por është asgjesuar nga agjentët.  Sipas autoriteteve janë lënduar 6 persona. Autori i cili sipas të dhënave të para është me origjinë afrikane është vrarë, ndërsa dëshmitarët thonë se janë dëgjuar rreth 30  të shtëna mes turmës.

Ngjarja vjen pak ditë pasi një person në një qendër tregtare në Seattle vrau 5 persona dhe më pas u arrestua nga policia. Ndërsa në  Minesota një student somalez sulmoi me thikë në një qendër tregtare duke plagosur 8 persona.


Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)