SHBA, terroristi i penduar
punon për sigurinë kombëtare

SHBA, terroristi i penduar<br />punon për sigurinë kombëtare
Një ish-ekstremist islamik është punësuar në qendrën e sigurisë kombëtare në Universitetin George Washington.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ky është rasti i parë i punësimit të një ish-terroristi në nivele sigurie. Ndërsa në universitetet e Europës numri i ekstremistëve të penduar që janë bërë pjesë e luftës ndaj terrorizmit është më i shpeshtë.

Jesse Morton, i njohur si Younus Abdullah Muhammad, në kohën kur ishte pjesë e Al Kaedës ka lëshuar kërcënime ndaj krijuesve të serialit të animuar “South Park” pasi kishin paraqitur Profetin Muhamed të veshur me kostuam ariu.

Morton, i diplomuar për Çështje Ndërkombëtare në Universitetin e Columbias, para se të rekrutohej është studiuar nga agjentë të FBI dhe drejtues të agjencive të sigurisë në vend.

Redaksia Online
Al.N/Shqitarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave