SHBA, Thaçi i kërkon njohjen e
Kosovës Greqisë dhe Sudanit

SHBA, Thaçi i kërkon njohjen e<br />Kosovës Greqisë dhe Sudanit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Nikos Kotzias, të cilit i ka kërkuar njohjen e Kosovës nga shteti Grek.

“Përkundër mungesës së njohjes, e vlerësojmë pozitivisht nivelin aktual të dialogut politik ndërmjet dy shteteve. Ne e kemi shprehur gatishmërinë tonë për të ruajtur e thelluar shkallën e arritur të bashkëpunimit politik duke vazhduar praktikën e takimeve dhe vizitave të niveleve të larta politike, të cilat kontribuojnë në ecurinë pozitive të marrëdhënieve tona fqinjësore dhe që nxisin bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Gjatë takimit me Kotzia, Thaçi ka vënë në dukje se njohja e Kosovës nga Greqia, do të forconte stabilitetin në rajon.

Gjithashtu kreu i shtetit të Kosovës ka zbuluar se shumë shpejt Republika e Kosovës do të hap në Athinë një zyrë për Çështjet Ekonomike, e cila do të shërbejë si katalizatorë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjithashtu Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e Jashtëm të  Sudanit, Ibrahim Ghandour, ku edhe në këtë takim tema kryesore e tij ka qenë njohja e Kosovës.

Kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare si dhe është duke e  konsoliduar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.

Thaçi ka shtuar se procesi i integrimit euro- atlantik i Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme botërore, tregojnë se ky shtet duhet të pranohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Ndërkohë që presidenti i Kosovës e ka ftuar ministrin e Jashtëm sudanez për të intensifikuar kontaktet mes dy vendeve, gjë e cila duhej të kurorëzohej me njohjen e Kosovës nga Sudani.

Deri në këto momente, shtetin e Kosovës e kanë njohur 91 vende, ku ndër të parat kanë qenë, Franca, SHBA- ja, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika, vende këto që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që prej 18 shkurtit të 2008, vetëm një ditë pas pavarësisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre