SHBA: Hiqni tarifat për Serbinë ose përballuni me pasojat! Haradinaj: Vetëm nëse Beogradi njeh pavarësinë

SHBA: Hiqni tarifat për Serbinë ose përballuni me pasojat! Haradinaj: Vetëm nëse Beogradi njeh pavarësinë

Philip Kosnett

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kërkoi të premten përmes një deklarate pezullimin e tarifës që Kosova ka vendosur për mallrat serbe ose do të përballen me pasojat. Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se tarifa për mallrat serbe do të vazhdojë të mbeten në fuqi derisa Serbia të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës dhe të njohë pavarësinë.

“Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra” ka shtuar ai.

Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqes, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje'. 

Disa komentatorë dhe politikanë sugjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve në arenën ndërkombëtare. Ne tërheqim vërejtjen kundër konstatimeve se Kosova ose cilido mik i SHBA-së mund ndërmarrin veprime që shkojnë kundër interesave tona strategjike, pa u përballur me pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim të menjëhershëm të tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e dialogut.

Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë dialogun dhe refuzimi për të pezulluar tarifat shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 26/01/2019 10:06

    Mesa duket Bota na vlersoi per ndeshkim,madje edhe miqet tane hsitorik,Amerika.Apo ne na mbajn per eksperimente e verpime politike ne situate e momente te vecanta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë