Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Maqedonisë që të formojë sa më parë qeverinë e re në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO.
 
"SHBA-të ftojnë liderët politik pa asnjë vonesë të formojnë Qeverinë e re në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO.
 
Formimi i Qeverisë së re të fokusohet në sundimin e së drejtës dhe implementimin e reformave me çka do t’i vihet fund krizës e cila seriozisht ka dëmtuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit si dhe integrimin euroatlantik
", thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
 
Njëkohësisht SHBA-të ftojnë të gjitha partitë që mbi të gjitha të vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në tërësi t’i zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.
 
Lideri opozitar Zaev dërgoi dje 67 firmat në Presidencë, ndërsa tashmë pritet përgjigja e Presidentit maqedonas.
 
 dy.b/shqiptarja.com