Brukseli dhe Gjermania: Djegia e mandateve e gabuar dhe e pazakontë, konfliktet zgjidhen në Kuvend

Brukseli dhe Gjermania: Djegia e mandateve e gabuar dhe e pazakontë, konfliktet zgjidhen në Kuvend

Ambasada amerikane

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogerini dhe komisioneri Johannes Hahn kanë reaguar për vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Në një deklaratë të përbashkët, dy zyrtarët e lartë të BE-së thonë se djegia e mandateve nga ana e opozitës minon procesin demokratik dhe vë në rrezik të ardhmen integruese të Shqipërisë.

Ndërkohë ambasada amerikane para protestës bëri thirrje të protestohet qetësisht dhe të mos ndërmerren akte dhune. 

Sot opozita e bashkuar shqiptare protestoi kundër qeverisë, në një tubim para Parlamentit. Pas sinjaleve të mundshme për dhunë dhe për skenare të zaptimit të sallës së se seancave plenare, kryeparlamentari Gramoz Ruçi në një konferencë të jashtëzakonshme ditën e djeshme, anuloi zhvillimin e seancës plenare që do të mbahej sot, në të njëjtën orë me nisjen e protestës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
Berlini: Opozita gaboi me djegien e mandateve, konfliktet zgjidhen në Kuvend

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Në një prononcim për Deutsche Welle-n sonte në mbrëmje në Berlin Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se "platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.

"Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit", thuhet në deklaratë per DW.

Ora 16:02
Gjermania kundër Bashës e Kryemadhit, deputeti i Merkelit: Lënia e mandateve, e pazakontë dhe e gabuar

Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, në një intervistë telefonike nga Berlini për Top Channel, foli për vendimin e deputetëve të opozitës që lanë mandatet.

Nikolas Löbel: Është një vendim i pazakontë. Demokracia ndodh në Parlament, populli shqiptar ka votuar për Parlamentin dhe i besojnë atij institucioni që të kujdeset dhe të mbrojë demokracinë dhe shoqërinë. Prandaj, mendoj që është një vendim i gabuar nga ana e opozitës të dorëzojë mandatet dhe të largohet nga ajo dhomë e demokracisë, siç është Parlamenti.

Por, sa do të ndikojë ky veprim i opozitës në vendimin e qershorit që pritet të merret për Shqipërinë?
Nikolas Löbel: Premtimi është dhënë në vitin 2003 për vendet e Ballkanit Perëndimor, që duhet të jenë pjesë e Europës, dhe Gjermania e pjesa tjetër e Europës duan ta mbajnë fjalën. Tani këtë vit, në verë, vendimi do të jetë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më shumë se 90% e popullsisë shqiptare duan të jenë anëtarë të BE-së dhe pjesë e familjes europiane, gjë që e duam edhe ne. Mendoj se Shqipëria pret që ne të vendosim pas kaq kohësh, t’i nisim negociatat tani këtë verë, apo në vjeshtën e këtij viti. Por, anëtarësimi në BE nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë apo opozitës, është diçka e fuqishme që duhet të arrihet si nga qeveria, edhe nga opozita, së bashku, sepse i takon të gjithë shoqërisë dhe shtetit shqiptar të bëhen pjesë e BE-së. Pra, duhet vullneti dhe forca politike e qeverisë dhe opozitës për ta arritur këtë qëllim së bashku. Vendimi për të dorëzuar mandatet nuk është i mirë për qëllimin që duhet të arrijnë së bashku, atë të anëtarësimit në BE.

Nikolas Löbel dha edhe një mesazh të përbashkët për qeverinë dhe opozitën.
Nikolas Löbel: Kam dëgjuar të përmenden disa politikanë gjermanë, që i kanë këshilluar të dorëzojnë mandatet, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi miq dhe duam të ecim përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë, si dhe vendeve të tjera të Ballkanit, në BE. Ky është interesi i gjermanëve dhe rruga ku duam t’iu mbajmë dhe në çdo formë që mund t’iu mbështesim, për ekonominë, turizmin, reformën zgjedhore, reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit. Për të gjitha këto, Gjermania është në krah të Shqipërisë për t’iu mbështetur. Por, këto vendime janë marrë në politikën e brendshme dhe po presim për vendimet e duhura nga ana juaj, për të shkuar drejt BE-së.

Ora 14:34
Mandatet, sekretari i Përgjithshëm i KiE: Opozita të mos braktisë Parlamentin

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland ka komentuar vendimin e opoziitës për djegien e mandateve të deputetit.

“Në një demokraci legjislatura është shkalla e parë ku çështjet politike që prekin të gjithë vendin duhet të debatohen dhe duhen kërkuar zgjidhje. Opozita shqiptare nuk duhet të braktisë parlamentin “. tha Jagland.

Duke u ndalur në protestën e opozitës së bashkuar në Tiranë, Jagland tha se palët duhet të përmbahen nga retorika e dhunshme dhe dhuna në rrugë. “E drejta e tubimit dhe demonstrimit duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore “- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

Ora 10:32
Mogherini dhe Hahn: Lënia e mandateve minon integrimin e Shqipërisë në BE

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, në një deklaratë të përbashkët me eurokomisinerin Johannes Hahn, thonë se djegia e mandateve nga ana e opozitës minon procesin demokratik dhe vë në rrezik të ardhmen integruese të Shqipërisë.

Deklarata e perbashket

Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkotohen.

Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse.

Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Ora 09:14
SHBA thirrje të fortë para protestës: Refuzoni dhunën

Ambasada amerikane i ka bërë thirrje protestuesve që do t'i bashkohen sot tubimit të opozitës të protestojnë qetësisht dhe të mos ndërmarrin akte dhune. SHBA i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë të tregohen të vetëpërmbajtur dhe të mos nxisin akte dhune.

"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur", shkruhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Ora 09:12
Fleckenstein: Djegia e mandateve?! E rrezikshme...mos u habisni nëse shtyhen sërish negociatat

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i quan të rrezikshme vendimet e opozitës për të djegur mandatet, aludimet për bojkot të zgjedhjeve vendore, por edhe dhunën në protestë. Fleckenstein e quan shqetësuese këtë fakt, veçanërisht djegien e mandateve, kur thotë se me një parlament jofunksional dhe një opozitë që nuk do të kontribuojë, Shqipëria nuk duhet të habitet nëse negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian i shtyhen sërish.

"Anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, por kjo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë", shprehet Fleckenstein në një intervistë.

Pjese nga intervista e tij per mediat

Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel. Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë më të mirë se politikat e qeverisë. Si mund të bëjnë këtë nëse nuk marrin pjesë?

E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

E treta gjë janë protestat. Në parim është gjë e mirë sepse tregon se njerëzit duan të vihen re, e për sa kohë është paqësore mendoj se është e drejta e njerëzve dhe ata duhet të shprehin ndjenjat

Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë. Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca, që dhuna nuk lejohet.

Dhe duhet të jemi të qartë që janë përgjegjës ata që ftojnë për protesta, ata duhet të kujdesen që protestuesit në rrugë janë paqësorë.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurt që s’do të jetë shqetësuese... nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj , që kushdo ta kuptojë, s’duhet të habiten nëse negociatat shtyhen sërish.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 21/02/2019 13:17

    Normal qe minon integrimin. Gjithesesi ky eshte edhe synimi...Nje shqiperi ne Kaos dhe Nje shtet jofunksional eshte me I lehte per tu vjedhur...

    Përgjigju
  • Ta Futi Amerika: 21/02/2019 11:21

    Po Zeni me Giten kan dale ne protest? apo jane me Pushime ne Spanje. Mos kini merak o Popull se asgje nuk do ndodhi, Uroj qe ti djegin Mandatet me te Vertet Plehrat

    Përgjigju
  • Meta: 21/02/2019 09:14

    Dhuna po ju therret ne Proteste,Mos jun pergjigjni dhunes me dhune.Shqiperia e shqiptarevet.Zot ruaje Shqiperine nga soji I shqiptareve te dhunshem.ket6e soje po e shuhim keto dite,Kete soj po e degjojme cdo dite. Me kete soj shqiptari jemi provuar tete vjete te sundimit te tij.E kemi perjetuar vrasjet e tija me 21 Janar dhe ne Gerdec.kemi perjetuar vjedhjen e tij ne Kalimash dhe mbrem pame vjedhjen e thesarit-arit shqiptar.Kujdes djalli mos t'ju merr me vete.

    Përgjigju
    • Posi: 21/02/2019 14:12

      PD (jo populli) në krye stalinistin sali berisha është një grup kriminelësh antishqiptarë, që shkatërrojnë Shqipërinë për interesa serboruse dhe greke! Nuk është hera e parë që këta e ndezin zjarrin q'do herë kur Kosova është në gjendje të pa lakmuar dhe kur ka nevojë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Sali berisha dhe marioneta e tij luli me aktet e tyre janë të përbetuar kundër shtetësis së Kosovës, dhe kundër q'do gjëje që ka të bëjë me bashkimin kombëtar shqiptarë !!! Sali b. Furnizoi me vaj dhe armë millosheviq in, Luli së bashku me të bijen e sales dhe shkinës sllobodankës e quajtur margita "bombarduan"UQK-n me propagandat e tyre, duke e ushqyer dik martin dhe serbinë me gënjeshtra e trillime për kinse "krimet" UQK-s kundër serbëve. Këta kriminela duhet fshirë nga skena politike e Shqipërisë një herë e përgjithmonë! Këta dhe baskpuntorët e tyre duhet shpallur tradhtar të kombit shqiptarë se edhe ashtu në trupin e tyre nuk rrjedhë gjak shqiptari...!!! Serborusët kan dhënë mil € për këtë veprim të salës dhe bashës!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat