Një shqiptar që jeton në Michigan është dënua me 25 vjet burg në një rast trafiku ndërkombëtar kokaine prej 100 milionë dollarësh. Ylli Didani, 48 vjeç, u dënua të martën në gjykatën federale në Detroit, për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.
Sipas mediave amerikane, kokaina me vlerë mbi 100 milionë dollarë u sekuestrua pas hetimit të një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën.
Agjencitë e përfshira në hetim përfshinin Administratën Kundër Drogës, Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme-Hetimet Penale dhe Departamentin e Policisë së Farmington Hills (Michigan). Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Michiganin, tha prokurori i distriktit.
Si rezultat i hetimit, tha prokurori i distriktit, oficerët e zbatimit të ligjit sekuestruan mbi 4,300 kilogramë kokainë gjatë viteve 2019 dhe 2020, të cilat ishin ngarkuar në pesë anije të ndryshme kontejnerësh me destinacion porte ndërkombëtare.
Komente








