Roja Bregdetare e SHBA ka bllokuar një nëndetëse që transportonte 17690 kg kokainë dhe 432 kg marjuanë me një kosto prej 453 milion paund
Nëndetësja që transportonte tonelata drogë, lëvizte me shpejtësi të madhe kur u diktua nga rojet bregdetare, të cilët pasi i bënë thirrje të ndalej, arritën të hipnin mbi të dhe të futeshin brenda ku dhe zbuluan ngarkesën e madhe me drogë.
Gjatë katër viteve të fundit, ka pasur një rritje të veprimtarisë së karteleve të drogës nga Amerika Qendrore dhe Jugore të cilë përdorin për transport këto llojë anijesh.
Anijet gjysmë nëndetëse janë relativisht të rralla. Ato janë të shtrenjta për t’u ndërtuar dhe kontrabandistët i strehojnë në thellësitë e xhunglës për të shmangur zbulimin.
Nëndetëset e drogës janë ndërtuar të tilla që në rast rreziku, të fundosen shpejt duke shkatërruar në këtë mënyrë provat.
Zbulimi dhe ndalimi i anijeve të drogës nuk është i lehtë.
Rojet bregdetare arrijnë të ndalojnë vetëm 11% të atyre që kalojnë Paqësorin lindor.
Mr. POTUS you are the best POTUS EVER!!! God bless you, your family and world Patriots!!! Stealth bomber is already flying!!! Nothing can stop what is about to come!!! Filthy CABAL is already broken!!! 17-ta.
Përgjigju