Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat, në New York duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, raporton BBC.

Incidenti ndodhi në Nju Park Hyde në Nassau County, në orën 21:00 të mbrëmjës me orën lokale.

Personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në tren udhëtonin 600 pasagjerë të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.

Muajin e kaluar, një grua humbi jetën ndërsa 108 të tjerë u plagosën pasi një tren me pasagjerë u përplas në një stacion hekurudhor në New Jersey.

treni
treni
  (Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com