SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale. Gjatë një takimi me Sekretaren e Bujqësisë Brooke Rollins në Zyrën Ovale duket seTrump nuk rezistoi dot dhe e zuri gjumi.

Ky veprim i presidentit nuk kaloi pa u vënë re edhe nga fëmijët që ishin gjithashtu të pranishëm, veçanërisht nga një vogëlushe e cila sapo e pa nuk ngurroi t’ia tregonte nënës së saj.

Kjo gjë ka shkaktuar mjaft reagime në internet duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të udhëhequr vendin, me kritikët që shkruajnë: "Ky është personi që po na thonë se është i aftë për të drejtuar vendin. Uau."