SHBA, Trump sulm Clinton, i kujton
skandalin seksual të ish-Presidentit

SHBA, Trump sulm Clinton, i kujton<br />skandalin seksual të ish-Presidentit
Gara për zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, çka ka bërë që edhe kandidatët të ashpërsojnë retorikën ndaj njëri-tjetrit.
 
Gazetarja e Report Tv, Erjona Rusi, e cila është e vetmja nga Shqipëria që po përcjell fushatën në SHBA, u shpreh nga Uashingtoni në një lidhje me Skype, se kandidati republikan, Donald Trump ka sulmuar rivalen demokrate, përmes skandalit seksual të bashkëshortit të saj, Bill Clinton, ish-President i SHBA.
 
"Gara ka hyrë në moment vendimtar, dhe kandidatët kanë ashpërsuar gjuhën ndaj njëri-tjetrit. Donald Trump, në një miting në New Hampshire, ka sjellë në vëmendje skandalin seksual të ish-presidentit Bill Clinton, bashkëshortit të Hillary. Ai ka deklaruar se skandalet në Shtëpinë e Bardhë nuk do të mungojnë nëse Hillary Clinton do të zgjidhet Presidente e SHBA", u shpreh ajo, ndërsa theksoi se ekipi i fushatës së Clinton ka zgjedhur të mos i përgjigjet me të njëjtën gjuhë rivalit republikan.  
 
Duke iu referuar sondazheve të fundit, gazetarja e Report Tv, Erjona Rusi, theksoi se shifrat flasin në favor të Hillary Clinton. Sipas saj, gratë favorizojnë në një masë të konsiderueshme kandidaten demokrate, ndërsa sulmet e Trump ndaj saj janë përkthyer në disavantazh për manjatin e hotelerive.
 
"Me aq sa kam kuptuar dhe sa kam parë sondazhet, një pjesë e mirë e grave nuk e vlerësojnë më Donald Trump, por vlerësojnë Clinton. Dhe sulmet e tij ndaj Bill Clinton, gratë i shohin me një tjetër këndvështrim, pasi ish-presidenti mban përgjegjësitë e tij. Dhe të akuzosh Clinton për gabimet e bashkëshortit është në disavantazh për kandidatin republikan", tha Rusi.
 
Gjithashtu, ajo theksoi se Hillary Clinton kryeson në sondazhe në pesë shtete të cilat konsiderohen vendimtare për Presidentin e ardhshëm, për vetë karakteristikën e votuesve të tyre, të cilët në çdo zgjedhje kanë qenë të lëkundur.
 
"Hillary Clinton në avantazh në 5 shtete, që konsiderohen Colorado, Florida, Carolina e Veriut, Pensilvania dhe Virginia është në avantazh Hillary Clinton. Një detaj i sondazhit janë gratë dhe mbështetja e tyre është rritur pas debatit të parë Clinton-Trump. Dhe gjatë ditëve në vijim, Donald Trump pritet të ketë një retorikë edhe më të ashpër dhe nuk është ccudi që të risjellë sërish në vëmendje skandalin seksual të Bill Clinton me Monika Levinski", theksoi më tej gazetarja e Report Tv, Erjona Rusi. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid