SHBA/ Trump u heq të drejtën për informacione të klasifikuara ish-rivalëve demokratë, përfshirë Harris dhe Clinton

SHBA/ Trump u heq të drejtën për informacione të klasifikuara ish-rivalëve demokratë, përfshirë Harris dhe Clinton

Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hequr të drejtën për akses në informacione të klasifikuara për ish-rivalet e tij demokrate, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe një numër ish-zyrtarësh të tjerë të lartë, sipas BBC.

Masa vjen pasi Trump tha në shkurt se po revokonte lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden.

Ai e konfirmoi këtë lëvizje në njoftimin e fundit, duke shtuar se ai po revokonte gjithashtu lejen e sigurisë për “çdo anëtar tjetër” të familjes Biden.

“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë akses në informacionin e klasifikuar”, thuhet në memorandumin e Trump.

Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e lartë të sigurisë zakonisht u lejohet të kenë akses në informacione të klasifikuara, në shenjë kortezie.

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë, Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin gjithashtu në listën e individëve që humbën lejet e tyre të sigurisë – si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trump.

Emrat e tjerë ishin: Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg, Andrew Weissmann dhe Alexander Vindman.

Më herët, Trump tërhoqi të drejtën për akses në informacione të klasifikuara per 40 ish-zyrtarë të inteligjencës, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të Biden – pa ofruar prova.

Në vitin 2021, Biden – president në detyrë në atë kohë – i ndaloi rivalit të e tij Trump të kishte akses në informimet e inteligjencës duke përmendur “sjelljen e tij të çoroditur”. /ata/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar