SHBA, u gjobit me 354 milionë dollarë për mashtrim financiar, Trump akuzon gjyqtarin: Pjesë e komplotit të ‘krahut të majtë’

SHBA, u gjobit me 354 milionë dollarë për mashtrim financiar, Trump akuzon gjyqtarin: Pjesë e komplotit të ‘krahut të majtë’

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës civile në Nju Jork që e dënoi atë me 354 milionë dollarë gjobë për mashtrim financiar duke rritur vlerën e pronave të tij për të mashtruar kështu bankat dhe huadhënësit.

Duke iu drejtuar mbështetësve për herë të parë që pas vendimit, Trump tha se gjyqtari Arthur Engoron, i cili mori vendimin ndaj tij, është pjesë e një komploti të ‘krahut të majtë’ apo thënë ndryshe demokratëve të Joe Biden të cilët sipas Trump, po mundohen ta ndalojnë që të kandidojë për president të SHBA-ve.

Trump përsëriti gjithashtu akuzën se humbja e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj presidentit demokrat të SHBA Joe Biden ishte për shkak të mashtrimit zgjedhor.

Në vendimin që u mor të premten, Trumpit iu ndalua për 3 vite që të drejtojë apo zotërojë një korporatë në Nju Jork.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri... horoskopi për sot

Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri... horoskopi për sot