WASHINGTON - Presidenti amerikan Barack Obama, bashkë me gruan e tij Michelle, kanë dhënë një mesazh urimi për festën e Krishtlindjes. Gjatë urimit të tyre, ata kanë përmendur edhe trupat amerikane për sakrificat e bëra gjatë shërbimit të tyre dhe gjithashtu kanë uruar edhe familjet e tyre.
 
Presidenti Obama dhe gruaja e tij Michelle kanë bërë edhe një apel për shtetasit amerikanë, që të kujdesen për njëri-tjetrin, duke qenë prindër, fëmijë, miq, fqinjë dhe qytetarë të mirë, duke mbështetur edhe komunitetin ku ata jetojnë.
 
Zonja e parë Michelle Obama, u shpreh: `E dimë që kjo periudhë e vitit është tepër e ngarkuar për të gjithë ju, ndaj nuk do ju marrim shumë kohë nga koha juaj. Dëshironim vetëm një moment për t`ju uruar Krishtlindjen ju dhe familjeve tuaja.
 
Ndërsa, gjatë urimit të tij Obama u shpreh: “Personat me uniformë, janë vërtetë të jashtëzakonshëm, pasi qëndrojnë në krye të detyrës, për të na krijuar mundësinë ne që të pushojmë të qetë dhe të shijojmë festat. Por kjo do të thotë, se ata duhet të qëndrojnë larg shtëpive dhe familjes së tyre, ndaj u themi se janë në mendimet dhe lutjet tona gjatë periudhës së festave”.
 
Zakonisht, presidenti Obama, fjalimin e tij e bën ditëve të shtuna, por fjalimi i ditës së soteme u bë vetëm me rastin e festës së Krishtlindjes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)