SHBA - Tjetër skandal për ushtrinë amerikane. Portali i njohur TMZ ka postuar disa foto të marinsave amerikanë në Irak, ndërsa u vënë zjarrin luftëtarëve irakenë.

Marina amerikane po punon për të provuar vërtetësinë e këtyre fotove. TMZ thotë se ka në zotërim plot 41 foto të bëra në provincën e Falluja në vitin 2004, por ka postuar vetëm disa prej tyre, pasi një pjesë e tyre kishin pamje të rënda.

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA tha se aktet e kryera në këto foto nuk janë ajo që presin nga ushtarët e tyre dhe se nuk përfaqësojnë një shërbim profesional dhe të nderuar të më shumë se 2.5 milionë amerikanëve që kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan.

Nëse provohet vërtetësia e këtyre fotove, kjo nuk do të ishte hera e parë që Marina amerikane vihet nën akuzë për keqtrajtim të trupave armike.

Në korrik të vitit 2011, disa marinsa u filmuan ndërsa urinonin mbi trupat e vdekur të ushtarëve talebanë, në Afganistan.

ushtare amerikane
Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)