SHBA - Një vajzë e re dhe seksi i ka bërë kamera të fshehtë njerëzve në rrugë, të cilëve i kërkonte që të bënin seks me të. Pasi ndalonte njerëzit në rrugë, ajo dilte menjëherë në temë: “A do të bësh seks me mua”? Në qoftë se meshkujt jepnin OK-in, ajo i ftonte në shtëpinë e saj.

Disa prej tyre pranonin menjëherë, kurse kishte disa të tjerë që refuzonin kategorikisht. Përveç këtyre rasteve, u krijuan edhe situata të sikletshme. Disa prej meshkujve që vajza seksi ndalonte në rrugë ishin me të dashurat e tyre.

Pas kërkesës që ajo i bënte, meshkujt mbeteshin të habitur dhe për një çast tundoheshin nga oferta, por pastaj refuzonin menjëherë kur kujtoheshin se në krah kishin të dashurën.

Por, refuzimi më i madh për këtë vajzë, vjen nga nju burrë, i cili jo vetëm që nuk pranoi, por lajmëroi edhe policinë, pasi sipas tij ajo duhet të shkonte në burg për këto gjëra qesharake.