UTAH - Vazhdojnë masakrat nga përdorimi pa kriter i armëve në SHBA. Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur kur një i ri 25 hapi zjarr në një banesë në qytetin Midvale të shtetit Utah.

I riu 25 vjeçar pas krimit është parë dukem u larguar nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia në të gjithë zonën. Shkollat në të gjithë zonën janë mbyllur si masë parandaluese ndaj rrezikut.

Një ditë më parë një 41 vjeçar me precedentë penal hapi zjarr në një gjykatë në Delawere duke vrarë ish bashkëshorten e tij një grua tjetër dhe duke plagosur dy policë që ju përgjigjën zjarrit.

41 vjeçari mbeti dhe vetë i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit.

Besjan Malo/shqiptarja.com