SHBA vazhdon sanksionet ndaj Kosovës

SHBA vazhdon sanksionet ndaj Kosovës

Përveç mosdhënies së vizës amerikane për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anulimit të vizitës së gjeneralit Timothy Orr në Prishtinë, SHBA-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në qendrën evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani. Këto sanksione ndaj Kosovës po vijnë pas mosdëgjueshmërisë për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe

Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe tashmë është përkthyer në masa ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës. Pas refuzimit të vizës amerikane që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj, SHBAj-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani.

Një gjë të tillë për gazetën “Zëri” e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, të cilët kanë bërë të ditur se programet në fjalë parashiheshin të fillonin në mars dhe të përfundonin në muajin shtator të këtij viti. Pavarësisht kësaj, askush nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje. /Gazeta Express/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta du t,miren: 25/02/2019 09:24

    Po xen mend o rrot kari se Amerika te boni shtet , e duhet me ba çka thote Ajo se perndryshe ti do te ishe akoma ne burgun e Hags tue vujt denimet e pafajshme , mos e hidh shurren perpjete mor kok pjeper , jeto me situaten e mos na u hek si patriot i madh athere kur nuk duhet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani