
Moska është e gatshme të zhvillojë dialog me Departamentin e Shtetit amerikan, me qëllim sqarimin e parametrave të dialogut Rusi–SHBA. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Sipas marrëveshjeve të arritura gjatë bisedës telefonike të 16 tetorit ndërmjet Vladimir Putin dhe Donald Trump, Ministria e Punëve të Jashtme është e gatshme të vazhdojë kontaktet me Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara,” tha Zakharova, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti.
“Qëllimi është të sqarohen më tej parametrat e dialogut ruso-amerikan, si për aspektet e ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe për hapat e përbashkët të mëtejshëm drejt një zgjidhjeje të çështjes ukrainase,” shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
SHBA goditi gjigandët e naftës ruse, BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Moskës! Kallas: Po vështirësohet financimi i luftës në Ukrainë











