Këshilli i BE-së ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, e cila përfshin masa të reja ekonomike dhe energjetike. Një nga masat kryesore është ndalimi gradual i importeve të gazit të lëngshëm rus (LNG), brenda 6 muajve për kontratat afatshkurtra dhe nga 1 janari 2027 për kontratat afatgjata.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas tha se me masat e reja, presidenti rus Vladimir Putin do ta ketë edhe më të vështirë financimin e luftës që vijon në Ukrainë.
"Sapo kemi miratuar paketën tonë të 19-të të sanksioneve. Ajo synon, ndër të tjera, bankat ruse, bursat e kriptomonedhave, subjektet në Indi dhe Kinë. BE-ja po frenon lëvizjet e diplomatëve rusë për të luftuar përpjekjet e destabilizimit. Është gjithnjë e më e vështirë për Putinin të financojë këtë luftë", tha ajo.
Ndërkohë, pas vendosjes së sanksioneve nga BE, një reagim ka ardhur edhe nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Putin tha se sanksionet amerikane nuk do të kenë ndikim në ekonominë ruse.
Kjo lëvizje vjen një ditë pasi SHBA sanksionoi dy gjigandët e naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil, ndërsa i bëri thirrje Moskës që të dakordësohet për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje, presidenti i SHBA, Donald Trump tha se ishte koha e duhur për këto sanksione.
Me masat e reja të BE, gjithashtu ashpërsohet ndalimi i transaksioneve për dy kompani të rëndësishme ruse të naftës, ndërsa 117 anije të reja të flotës “në hije” vendosen nën sanksione, duke e çuar numrin në total të anijeve të sanksionuara në 558. Për më tepër, ndalohet ofrimi i ri-sigurimit për avionë dhe anije ruse të përdorura gjatë pesë viteve të para pas shitjes së tyre në një vend të tretë.
Pesë banka ruse i nënshtrohen ndalimit të plotë të transaksioneve, dhe ndalimi zgjerohet edhe për sistemet elektronike të pagesave ruse (Mir dhe Fast Payment System) si dhe për katër banka të vendeve të treta (në Bjellorusi dhe Kazakistan).
Lajm ne perditesim...

Foto: Donlad Trump
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë dritën jeshile transferimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev.
Lajmi u bë i ditur nga nga kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak, në një intervistë me RBC-Ukrainë.
"Gjëja më e rëndësishme është që Trump ka dhënë dritën jeshile, kështu që çështjet në këtë drejtim janë kryesisht teknike", deklaroi kreu i zyrës presidenciale ukrainase.
Sa i përket furnizimin me raketat Tomahawks kreu i zyrës presidenciale theksoi se, "dialogu është duke vazhduar dhe nuk do të thoja se kjo derë është e mbyllur".

Moska është e gatshme të zhvillojë dialog me Departamentin e Shtetit amerikan, me qëllim sqarimin e parametrave të dialogut Rusi–SHBA. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Sipas marrëveshjeve të arritura gjatë bisedës telefonike të 16 tetorit ndërmjet Vladimir Putin dhe Donald Trump, Ministria e Punëve të Jashtme është e gatshme të vazhdojë kontaktet me Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara,” tha Zakharova, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti.
“Qëllimi është të sqarohen më tej parametrat e dialogut ruso-amerikan, si për aspektet e ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe për hapat e përbashkët të mëtejshëm drejt një zgjidhjeje të çështjes ukrainase,” shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen reagoi mëngjesin e kësaj të enjteje për paketën e 19 të sanksioneve ndaj Rusisë. “Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar paketën tonë të 19-të të sanksioneve kundër Rusisë. Ne po e mbajmë presionin e lartë mbi agresorin. Për herë të parë po merremi me sektorin rus të gazit, që është zemra e ekonomisë së tij të luftës,” shkroi në platformën X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Nuk do të tërhiqemi derisa populli ukrainas të ketë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” shtoi ajo.
EU Member States have approved our 19th package of sanctions against Russia.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 23, 2025
We’re keeping the pressure high on the aggressor.
For the first time we are hitting Russia’s gas sector - the heart of its war economy.
We will not relent until the people of Ukraine have a just and… https://t.co/HQTknzy2uC
“Sanksionet amerikane nuk do të krijojnë ndonjë problem të veçantë për Rusinë. Federata Ruse gëzon një imunitet të fortë ndaj masave kufizuese perëndimore.” Kështu deklaroi në konferencën e saj për shtyp zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sipas raportimit të agjencisë Tass.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaroi se vendimet e administratës së Trump për të anuluar samitin e Budapestit dhe për të vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të naftës tregojnë se Uashingtoni është “në luftë” me Moskën. “Shtetet e Bashkuara janë armiqtë tanë dhe ‘paqeruajtësi’ i tyre llafazan tashmë ka marrë rrugën e luftës me Rusinë,” shkroi Medvedev në Telegram, duke iu referuar presidentit amerikan Donald Trump.
Komente












Rusia nuk do tja dije fare nga keto sanksione te lodhura , perendimoret kane kater vjet qe gjoja do ta gjunjezonin ekonomine Ruse por ne te vertete jane gjunjezuar vete
Përgjigju