SHBA,vijojnë protestat e dhunshme
Shpallet gjendja e emergjencës

SHBA,vijojnë protestat e dhunshme<br />Shpallet gjendja e emergjencës
Vijojnë për të dytën ditë rradhazi protestat në Charlotte në Karolinës së Veriut.  Shumë manifestues kanë dalë në rrugë për të protestuar  kundra policisë e cila ditë  dy ditë më parë vrau një afroamerikan, baba i 7 fëmijëve.
Këtë të mërkurë shefi i policisë bër me dije  se agjenti qëlloi ndaj 43 vjecarit pasi ai nuk iu bind urdhërit për të  dorëzuar armën ndrsëa të afërmit e kundërshtojnë këtë version duke thënë se  ai kish në dorë një libër .

Tashmë prej dy ditësh Charlotte është përfshirë nga protestat të dhunshme . Dhjetra persona  janë përpjekur të bllokojnë trafikun, ndërsa guvernatori i Karolinës së Veriut  Pat McCroy ka shpallur gjendjen e emergjencës duke thënë se nuk mund të tolerohet dhuna ndaj policisë.
 
Gjatë protestës janë shënuar jo vetëm të shtëna por policia ka përdorë edhe gaz lotsjellës pasi manifestuesit me forcë kërkonin të canin kordonin e policëve. Si pasojë e të shtënave është qëlluar një i ri i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën

Protesta janë rregjistruar edhe në Neë York ku qindra persona kanë dalë në rrugë për të protestuar dhe denoncuar vrasjen e afroamerikanit. Manifestimet kanë qënë të bllokuara në Manhattan për shkak të prezencës së liderve botëror të cilët po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Rastet e vrasjeve të afro-amerikanëve nga policia në SHBA është kthyer në një subjekt protestash kombëtare përreth SHBA-ve në dy vitet e fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit