Ushtria amerikane sulmoi një anije që dyshohet se kryente kontrabandë droge në Paqësorin Lindor.

Komanda Jugore e ushtrisë amerikane (U.S. Southern Command) bëri të ditur në rrjetet sociale se anija ishte “e përfshirë në operacione të trafikut të drogës” dhe se në sulm u vranë dy persona, ndërsa një tjetër mbijetoi.

Roja Bregdetare është njoftuar për të nisur një operacion kërkimi dhe shpëtimi për të mbijetuarin.

Një video që shoqëron njoftimin për sulmin e fundit tregon një varkë duke lundruar në det, përpara se të shpërthejë në flakë.

 

Ky është sulmi i parë që nga arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro gjatë një operacioni në fillim të këtij muaji.

Ushtria amerikane javët e fundit është përqendruar në sekuestrimin e cisternave të naftës të sanksionuara të lidhura me Venezuelën, që nga momenti kur administrata e presidenti, Donald Trump ndërmori një operacion të guximshëm për arrestimin e Maduros dhe dërgimin e tij në Nju Jork për t’u përballur me akuza për kontrabandë droge.

SHBA-të kanë goditur më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe pranë Venezuelës , si pjesë e fushatës së përshkallëzuar të presidentit Donald Trump kundër trafikimit të drogës në rajon. Të paktën 90 të dyshuar si kontrabandistë droge janë vrarë.