HAVANË, 14 gusht /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti mëngjesin e sotëm në aeroportin e Havanës për një vizitë të shkurtër në Kubë me synim rivendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy ish-kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë, bëri të ditur media.
Kerry, kreu i parë i diplomacisë amerikane po shkel tokën kubane që nga viti 1945 për të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shumë yjesh në amabasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas do të takohet me disidentët pa praninë e medias.
"Do të ketë pengesa gjatë procesit të afrimit me Kubën, por është vetëm fillimi", u shpreh Kerry para gazetarëve.
I pranishëm me Kerryn senatori demokrat i Vermontit, Patrick Leahy u shpreh mjaft entuziast nga ky udhëtim disa orësh ndërsa po i afroheshin ishullit komunist.
Ai përsëriti kundërshtinë e tij të palëkundur ndaj embargos amerikane në Kubë që prej vitit 1962, duke vlerësuar se këto 50 vite nuk ka funksionuar kurrë.
Heqja e embargos do të mundësojë ndryshimet e mëdha në një periudhë më të shkurtër, shtoi ai.
Sips tij, heqja e embargos nuk do t'i jepte shkas autoriteve kubaneze me justifikimin e heqjes së çdo lloj kundërshtimi në ishull.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba njoftuan në mes të muajit dhjetor për rivendosjen historike të marrëdhënieve pas më shumë se gjysmë shekulli.
/v.b/