SHBA - Vazhdojnë masakrat nga përdorimi pa kriter i armëve në SHBA. Autoritet zyrtare kanë bërë të ditur se personi i cili qëlloi dhe vrau dy gra në një gjykatë në Delaware në SHBA ishte babai i një personi përfshirë në një betejë gjygjësore me ish-bashkëshorten e tij për kujdestarinë e fëmijëve.

Thomas Matusiewicz, 68 vjeç qëlloi mbi veten e tij në kokë pas shkëmbimit me armë zjarri me policinë gjatë sulmit të hënën.

Christine Belford, 39 vjeç dhe Laura Mulford, 47 vjeç ishin në gjykatë në një seancë dëgjimore për kujdestarinë e fëmijeve kur u vranë më pas nga David Matusiewicz, ish-bashkëshorti i Christine. 41 vjeçari David me precedentë penal hapi zjarr duke vrarë të dyja dhe duke plagosur dy policë që iu përgjigjën zjarrit.

Një zëdhënës i policisë tha se të dy atë e bir kishin përdorur një pistoletë gjysmë automatike në sulmin e së hënës.

David Matusiewicz është akuzuar nga drejtësia se nuk ka paguar detyrimet për fëmijët dhe kishte gënjyer në lidhje me vendndodhjen e tij ndaj zyrtarëve të policisë.

Ai ndodhet në një burg të Delware-it dhe po merret në pyetje nga policia.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)