SHBA - Në marshin e trazirave në Misuri që pasuan vrasjen e adoleshentit Michael Brown, policia e qytetit ka arrestuar mbrëmë dhjetëra demonstrues.
 
Gjithsesi, protestat e një nate më parë mësohet të kenë qenë më të qeta se netët e kaluara. Në rrugë ka pasur forca të shumta policie, por nuk janë shkaktuar incidente të shumta.
 
Për më shumë se një javë, protestuesit janë ndeshur me forcat e policisë, me thirrjet për të vënë drejtësi për adoleshentin 18-vjeçar, të vrarë nga polici Darren Wilson.
 
Ndërkaq, zyra e prokurorit të qarkut të St Louis bashkë me Departamentin e Drejtësisë amerikane do të paraqesin prova, të cilat do të gjykohen nga një juri e madhe, e cila ka filluar hetimin penal për rastin në fjalë.
 
Trazirat në Ferguson kanë rindezur tensionet racore në një qytet të populluar kryesisht nga popullsia me ngjyrë, ndërsa udhëheqja politike dhe administrata publike është nën drejtimin e të bardhëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)