SHBA - Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë thirrje për qetësi në St Louis, Misuri, vendin ku kanë shpërthyer protesta të dhunshme pas vrasjes së një adoleshenti me ngjyrë nga një oficer policie.

Obama e përshkroi vdekjen e 18-vjeçarit Michael Broën si një fatkeqësi të madhe duke shtuar ai duhet të kujtohet nëpërmjet reflektimit dhe mirëkuptimit dhe jo trazirave.

Gjatë 2 netëve protesta me thirrjet për drejtësi, në St Louis janë arrestuar 32 persona pasi kanë qëlluar me gurë ndaj makinave të policisë si dhe kanë plaçkitur disa dyqane. Turma është shpërndarë vetëm pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Adoleshenti me ngjyrë, Michael Broën u vra të shtunën nga një oficer policie kur ai ishte i çarmatosur. Policia thotë se Broën u qëllua disa herë pasi sulmoi makinën e policisë, por dëshmitarët thanë se Broën ka ngritur duart lart për të treguar se ai ishte i paarmatosur në momentin kur u qëllua.

Të afërmit dhe protestuesit kërkojnë të zbulohet emri i oficerit që ka qëlluar Broën, i cili është pushuar. Aktualisht çështja po hetohet nga FBI dhe Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, të cilët mendojnë se çështja meriton një rishikim të plotë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)