Policia e Kalifornisë ka arrestuar djalin e një agjenti të famshëm në Hollivud, pasi kraharori i prerë i një gruaje është gjetur në koshin e plehrave pranë banesës së tij.
Samuel Haskell Jr., 35 vjeç, u vu në pranga pasi dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Mei Haskell, e cila është zhdukur
Gjithashtu, edhe prindërit e gruas, të cilët jetonin në një vilë 2,5 milionë dollarëshe me çiftin dhe 3 fëmijët e tyre, janë zhdukur.
Policia është vënë në kërkim të babait dhe nënës së viktimës. Babai i 35-vjeçarit të dyshuar për krimin e trefishtë ka qenë një agjent i famshëm në Hollivud, klientët e të cilit kanë qenë emra si Dolly Parton, George Clooney dhe Whoopy Goldberg.