SHBA- Rikthehen ngjarjet terroriste në Amerikë. Një person i armatosur hapi zjarr në parkingun e zyrës së rekrutimit të marinës amerikane në Chattanooga Tennessee.,të enjten në mëngjes rreth orës 11.
Nga të shtënat mbetën të vrarë 4 marinsa amerikanë. Dy persona të tjerë, një ushtar dhe një polic rezultojnë në mesin e të plagosurve. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë edhe agresori, i cili u identifikua nga policia me emrin Muhammad Youssef Abdulazeez, 24 vjeç, me origjinë nga Kuvajti.
Njerëzit të cilët ndodheshin në restorantet dhe lokalet pranë bazës ushtarake, u ngujuan brenda për disa orë derisa policia dha sinjalin se rreziku kishte kaluar.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ,kryetari i bashkisë së qytetit , Andy Barke , foli për një situatë të tmerrshme për të cilën do të jepte më shumë detaje sapo të merrte konfirmimin. Disa orë më vonë ai bëri publike vdekjen e 4 marinsave amerikanë përfshirë dhe agresorin.
Autoritetet amerikane kanë hedhur hipotezën se ky sulm mund të jetë inspiruar nga Shteti islamik ose grupe të tjera xhihadistë, ndërsa FBI po heton për shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas mediave lokale , autori i masakrës punonte si oficer sigurie në Departamentin e Punëve Publike të Chattanoogas. AbdulAzeez, kishte mbaruar shkollën e mesme në Chattanooga dhe ishte diplomuar nga Universiteti i Tennessee në fushën e inxhinierisë.
Presidenti i ShBA shprehu ngushëllimet për familjarët e marinsave të vrarë duke shtuar se autoritet amerikane kanë hapur një hetim të plotë rreth kësaj ngjarje dhe nga informacionet e para duket se sulmi është bërë nga një person i vetëm.

Foto të tjera...

Foto të tjera...
Ndërkohë autoritetet kanë mbyllur si masë sigurie edhe një kampus Universitetar i cili ndodhet në afërsi të dy vendeve të sulmuara.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Nga të shtënat mbetën të vrarë 4 marinsa amerikanë. Dy persona të tjerë, një ushtar dhe një polic rezultojnë në mesin e të plagosurve. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë edhe agresori, i cili u identifikua nga policia me emrin Muhammad Youssef Abdulazeez, 24 vjeç, me origjinë nga Kuvajti.
Njerëzit të cilët ndodheshin në restorantet dhe lokalet pranë bazës ushtarake, u ngujuan brenda për disa orë derisa policia dha sinjalin se rreziku kishte kaluar.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ,kryetari i bashkisë së qytetit , Andy Barke , foli për një situatë të tmerrshme për të cilën do të jepte më shumë detaje sapo të merrte konfirmimin. Disa orë më vonë ai bëri publike vdekjen e 4 marinsave amerikanë përfshirë dhe agresorin.
Autoritetet amerikane kanë hedhur hipotezën se ky sulm mund të jetë inspiruar nga Shteti islamik ose grupe të tjera xhihadistë, ndërsa FBI po heton për shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas mediave lokale , autori i masakrës punonte si oficer sigurie në Departamentin e Punëve Publike të Chattanoogas. AbdulAzeez, kishte mbaruar shkollën e mesme në Chattanooga dhe ishte diplomuar nga Universiteti i Tennessee në fushën e inxhinierisë.
Presidenti i ShBA shprehu ngushëllimet për familjarët e marinsave të vrarë duke shtuar se autoritet amerikane kanë hapur një hetim të plotë rreth kësaj ngjarje dhe nga informacionet e para duket se sulmi është bërë nga një person i vetëm.

Foto të tjera...
Foto të tjera...Ndërkohë autoritetet kanë mbyllur si masë sigurie edhe një kampus Universitetar i cili ndodhet në afërsi të dy vendeve të sulmuara.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

FOTO




