SHBA, zbulohet identiteti dhe motivet e autorit të masakrës në 'Capital Gazette', ku mbetën të vrarë 5 persona

Burri që vrau pesë persona dhe plagosi disa tjerë brenda ndërtesës së redaksisë së gazetës Capital Gazette në Annapolis, ka një histori të gjatë me stafin e kësaj gazete, përfshirë padinë dhe polemikat që i kishte pasur me gazetarët e kësaj të përditshme në rrjetet sociale, raporton Reuters.

Një zyrtar policor ka deklaruar se i dyshuari është identifikuar si Jarrod Ramos, 38-vjeç, i cili u arrestua nga policia pas masakrës.

Tom Markward, kryeredaktori i kësaj të përditshme, ka deklaruar se prej kohësh ishte shqetësuar për sulmet e Ramosit që u kishte bërë gazetarëve dhe gazetës që ai e menaxhon.

Ai i kishte telefonuar policisë në vitin 2013 për shkak të Ramosit, dhe mendonte të kërkonte masa kufizimi ndaj tij që t’i afrohet zyrave të kësaj gazete.

“Kam qenë vërtetë i shqetwësuar sepse mendoja se mund të sulmojë fizikisht. Madje edhe gruas i pata thënë se duhet të jemi të kujdesshëm, pasi ky burrë mund të na lëndojë”, ka shtuar Markward.

Ramos kishte ngritur padi kundër  gazetës qysh në vitin 2012, duke pretenduar se ia kanë apostrofuar emrin në një artikull, ku thuhet se kishte refuzuar të angazhoj avokat mbrojtës në një rast, duke marrë rolin e avokatit.

Sipas dokumenteve të prokurorisë, pesë ditë pasi që Ramos ishte shpallur fajtor për këtë rast, kjo e përditshme kishte publikuar artikullin ku një grua pretendonte se Ramos e kishte keqtrajtuar.

Në padinë e dorëzuar, Ramos pretendonte se artikulli përmban deklarata të pavërteta dhe se me këtë është dëmtuar reputacioni i tij. Megjithatë, prokurori kishte hedhur poshtë pretendimet e tij, dhe prej atëherë vazhdimisht kishte ngacmuar gazetarët përmes rrjeteve sociale.

Madje në një postim në Twitter kishte shkruar se të enjten do të ishte mirë që dy gazetarë të mos marrin frymë më.


(Jarrod Ramos, 38-vjeç, i dyshuar si autor i masakrës në Maryland)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

'Pazarit PS-Rithemelimi sot i doli boja', Pampuri në 'Studio Live': Do shndërrohemi në alternativë premtuese

'Pazarit PS-Rithemelimi sot i doli boja', Pampuri në 'Studio Live': Do shndërrohemi në alternativë premtuese