SHBA - Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në Los Anxhelos të SHBA ku deri më tani janë konfirmuar 10 viktima. Numri i të vdekurve nga zjarret më shkatërruese në historinë e Kalifornisë pritet të rritet edhe më tej pasi numri i deritanishëm është i pjesshëm dhe i destinuar të rritet, tha Presidenti Biden, i cili po ndjek situatën. Autoritetet e kontesë së Los Anxhelosit nuk kanë ende të dhëna të qarta, ndërsa sa I përket shkaqeve duket se po fiton terren hipoteza se zjarret mund të kenë ardhur si pasojë e problemeve në rrjetin elektrik.
Gjatë natës një tjetër vatër u shtua nga ato me të cilat zjarrfikësit luftonin një ditë më parë, duke e cuar në 5 numrin e vatrave aktive, me vatrën e re e cila po përhapet me shpejtësi në veri të pacific palisades, jo shumë larg Malibusë së famshme të yjeve të kinemasë dhe muzikës. Vatra e re është përhapur me shpejtësi marramendëse sic kanë njoftuar zjarrfikësit, duke djegur 20 hektar pyll në 1 orë e gjysmë. Zjarrfikësit u kanë vendosur edhe emra vatrave, si strategji për të përcaktuar edhe një hartë me përhapjen e saktë të flakëve rreth Los Anxhelosit. Keneth, vatra pranë oqeanit, Eaton, Lidia dhe Hurst Fire në luginën e San Fernandos në veri të qytetit.
Janë mbi 1400 zjarrfikës që po luftojnë me flakët të cilat shpërthyen edhe më keq për shkak të erës e cila arriti shpejtësi deri në 160 km/h. Corriere della sera thotë se në nidhmë të zjarrfikësve dolën edhe 800 të burgosur.
Pamjet e zonave ku zjarri është fikur shfaqin pamje apokaliptike ku mijëra shtëpi dhe biznese janë shkrumbuar totalisht. Deri më tani të dhënat paraprake flasin për mbi 11 mijë hektarë sipërfaqe të djegur e barabartë me 20 mijë fusha futbolli. Numri I të evakuarve ka shkuar në 180 mijë ndërsa dëmet paraprake financiare sipas reuters mund të arrijnë deri në 8 miliardë dollar.
Bebe Rexha ka treguar ndjekësit e saj në Instagram se si është situata në Los Angeles pas zjarreve masive që kanë përfshirë zonën.
Përmes një postimi në InstaStory, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.
“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, krahas një fotoje të saj ku kishte vendosur maskën, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit.
Dua Lipa dhe disa yje të tjerë britanikë janë detyruar të largohen nga Los Anxhelos për shkak të zjarreve.
Artistja me origjinë shqiptare, së bashku me James Bourne nga Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam 'Gatsby' Blackwell nga TOWIE, janë detyruar të largoheshin shtëpitë e tyre ndërsa zjarret po vazhdonin të përhapen në LA.
Ma anë të një postimi në Instagram Dua tregoi se ishte e sigurt dhe kishte arritur të largohej nga qyteti. Ajo shprehu shqetësim për ata që janë prekur nga zjarret.
Paris Hilton ka publikuar një video ku tregon se çfarë ka mbetur pas, pasi shtëpia e saj u dogj totalisht nga zjarret që ranë në Los Anxhelos.
‘Një vend që ishte shumë më tepër se një shtëpi e thjeshtë: ishte zemra rrahëse e familjes së tij, ku kujtimet dhe momentet e lumtura kishin marrë jetë. Është shkatërruese të shohësh gjithçka të bërë hi”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Pamjet satelitore tregojnë se si ishte Los Anxhelos më 6 janar dhe si u bë më pas më 8 janar kur shpërthyen zjarret masive.
Deri më tani janë shkaktuar 10 viktima, teksa janë shkatërruar lagje dhe rrugë të tëra.
Flakët nuk kanë lënë pa përfshirë edhe shtëpitë dhe lagjet e të famshmëve të Hollwyood, teksa kanë shkatërruar shtëpitë e Paris Hilton, Billy Cristal apo Anthony Hopkins.