SHBA - Zjarrfikësit janë përleshur me flakët gjatë natës së mbrëmshme pas një alarmi të dhënë për zjarr në disa apartamente në veri-lindje të Dallasit, në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave lokale, pjesa më e madhe e këtyre apartamenteve ishin të pabanuar prej vitesh, por vetëm në njërin prej tyre, jetonte një grua dhe qeni i saj, të cilët janë evakuuar në kohë nga ndërtesa.
Një zëdhënës i forcave të zjarrfikëses së Dallasit u shpreh se zjarrëfikësve iu desh të ktheheshin prapa, pasi flakët po dendësoheshin dhe nuk ishte e mundur shuarja e tyre.
Ndërkohë disa banorë të shtëpive përreth po hedhin ujë përpara ambienteve të tyre dhe nëpër çati, pasi zjarri ka sjellë erë të nxehtë drejtë banesave të tyre. Disa po evakuohen nga zona edhe pse nuk raportohen të plagosur deri në këtë moment, si edhe nuk dihen shkaqet që provokuan këtë zjarr.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com