TIRANE- Zëvendësndihmësi i Sekretares së Departamentit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Filip Riker, pritet të zhvilloje një vizitë zyrtare në Tiranë më 6 shtator.
Vizita e zyrtarit të lartë të administratës amerikane përkon me nisjen e sesionit të ri parlamentar, gjatë të cilit politika pritet të përballet me debate dhe diskutime mbi një sërë nismash të rëndësishme ligjore, për integrimin europian të vendit. Mësohet se zoti Riker do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. Zëvendësndihmesi i Sekretares amerikane te shtetit për Europën dhe Euroazinë, pritet të diskutojë dhe të përcjellë mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi zhvillimet e rëndësishme politike në vend.
Përpjekjet e qeverisë shqiptare në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, por edhe zhvillime të tjera politike, parashikohet të jenë temë e bisedimeve mes zyrtarit amerikan dhe krerëve të shtetit dhe politikës. Mësohet se diskutimet do të përqendrohen edhe mbi rolin që Shqiëpria ka në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit. Zoti Riker, gjatë javëve të fundit ka vizituar disa vende të rajonit të Ballkanit .
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com