Një shkollë fillore në SHBA ka pezulluar mësuesen e historisë pasi përçonte informacion të gabuar si dhe influenconte studentet për bindjet personale. Më 18 tetor mësuesja ishte regjistruar gjatë shpjegimit në klasën e tetë ku u shpreh se ish Presidenti Donald Trump ishte ende në pushtet dhe e gjithë kjo është një tentativë e tij për të kundërshtuar vaksinimin.
“Donald Trump është ende president, po bën protesta vaksinimi”, kishte thënë në klasë.
Pas monitorimit 7 minutësh të deklaratave të mësueses stafi pedagogjik dhe drejtoria e shkollës e pezulluan menjëherë. Regjistrimi erdhi nga një nxënes i cili ishte konsultuar më parë me prindërit e tij për pretendimet e mësueses gjë që i detyroi këta të fundit ta drejtonin duke i thënë që të regjistronte çdo gjë që e bëntë të ndihej në siklet.
Pasi dëgjoi mësuesen e tij të hidhej në një përfundim rreth pikëpamjeve të saj politike për sistemin e drejtësisë, zgjedhjet presidenciale dhe vaksinimet kundër koronavirusit, djali i Silikula filloi të inçizonte.
Historiania ka thënë teksualisht:
"Biden, për shembull, po bën marrëveshje me Kinën dhe Ukrainën, ku ai derdhte para ilegalisht."
Sipas këtij regjistrimi, mësuesja e historisë vazhdoi të shprehte edhe mendimin e saj për pandeminë, duke pretenduar se nëse keni pasur një 'fëmijë në spital, ata nuk do ta kthejnë atë nëse nuk jeni të vaksinuar'.
Në regjistrim, supozohet se dëgjohet ndihmësi i mësueses duke e pyetur pse historiania ndjen nevojën për të diskutuar bindjet e saj me klasën.
Si pasojë e ndikimit të mësueses, pasi mbaroi mësimin e ditës, djali i Silikulas hipi në makinë 'shumë i mërzitur'.
Sipas nënës së tij, ai deklaroi se "nuk do vaksinohej kurrë" dhe "nuk po merrte kurrë më asnjë lloj vaksine", pasi ishte ndikuar shumë nga pikëpamjet e mësueses.