SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut

SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut

Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me një lëshimin e një sateliti në hapësirë, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje të rëndë” të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni tha se një veprim i tillë mund ta destabilizojë rajonin.

Lëshimi “rrit tensionet dhe rreziqet për destabilizimit të situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se shteti në mënyrë të suksesshme ka vendosur në orbitë një satelit vëzhgues.

Një raketë që bartte satelitin u nis nga Koreja e Veriut të martën, duke vendosur në orbitë satelitin vëzhgues 'Malligyong-1', tha agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Watson theksoi se ky veprim përfshinte teknologji që janë të lidhura “në mënyrë të drejtpërdrejtë” me programin e raketave balistike të Veriut.

Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Phenjani nuk ka të drejtë të testojë raketa balistike.

“Dera për diplomaci nuk është mbyllur, por Pheniani duhet që menjëherë të ndalojë veprimet provokuese dhe të zgjedhë diplomacinë”, u tha në deklaratë./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës