Departamenti i Drejtësisë në SHBA, kanë bllokuar 4 domain-e që i përkasin grupeve të hakerave iranianë, të përdorura për të sulmuar infrastrukturat e shteteve armike me Iranin, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.
Domain-et e konfiskuara janë Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to - të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).
“Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, tha Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merillendit.
Mes këtyre faqeve është dhe ajo e Homeland Justice dhe Karma Below, një grup hakerash që sa kryer disa sulme kibernetike drejt infrastrukturës shtetërore shqiptare. I fundit sulm ishte ai drejt sistemit të brendshëm të Kuvendit të Shqipërisë nga Homeland justice.
“Më 15 korrik 2022 dhe 9 shtator 2022 ose rreth këtyre datave, aktorët e MOIS-it përdorën domenin Justice Homeland[.]org për të marrë përgjegjësinë për vjedhjen e dokumenteve të ndjeshme nga organizatat qeveritare shqiptare”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Sulmet kibernetike drejt Shqipërisë lidhen drejtpërdrejt me vendimin e Shqipërisë për të strehuar muxhahedinët, opozitën iraniane, në kampin e Manzës. Më parë, këto grupe kanë publikuar të dhëna personale të shqiptarëve, të dhëna bankare, apo numrat e celularëve. Ndërkohë. Më 17 mars, Shqipëria e shpalli Iranin, shtet financues të terrorizmit.
Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar sulmet kibernetike, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli edhe një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e personave të përfshirë në sulme ndaj infrastrukturës kritike amerikane.
Ky operacion i ndërmarrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit vjen në një moment ku konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar si pasojë e përfshirjes së SHBA-së krah Izraelit në luftë kundër Iranit. Qëllimi ishte të shkatërronin programet balistike dhe ushtarake iraniane, të parandalonin zhvillimin e armëve bërthamore dhe të dobësonin kapacitetet mbrojtëse të regjimit të Teheranit.
Vjeshtën e vitit 2022 Shqipëria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të dëbojë diplomatët iranianë në Tiranë, pasi vërtetoi se regjimi i Teheranit fshihej pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve dhe sistemeve shtetërore shqiptare.

Bllokimi i faqes Homeland Justice
Komente










Dolen sheshit ne telegram targat, nr telefonike, pagat dhe sigurimet, certifikatat, hyrjet e daljet ne kufi, emailat e parlamentit or teeeejjjjj
Përgjigju