Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të vendosur mbi mallrat kineze tarifa të reja me vlerë 200 miliardë dollarë, më të ashprat deri tani.
Uashingtoni po e përshkallëzon në këtë mënyrë luftën tregtare me Pekinin, duke i aplikuar masat e fundit për pothuajse 6,000 artikuj ku përfshihen: çanta dore, oriz dhe tekstile.
Megjithatë nga këto tarifa janë përjashtuar nga ana tjetër disa produkte që pritej të shënjestroheshin siç janë orat e dorës “smart watch” dhe tryezat e bebeve.
Taksat do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 24 shtatori. Ato të fillojnë nga 10% e vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 25% nëse mes dy vendeve deri atëherë nuk gjendet gjuha e kompromisit.
Mirëpo për presidentin amerikan Donald Trump, raundi i fundit i tarifave është ashtu si të tjerët përpara tij një përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës, duke përfshirë subvencionet dhe rregullat që i kërkojnë kompanive te huaja në disa sektorë të kenë edhe partnere lokale.
Gjithashtu Kina premton se do të përgjigjet dhëmb për dhëmb, por Trump mendon se e ka paraprire këtë reagim të sajin.
Nëse Pekini hakmerret, Shtetet e Bashkuara do të kalojnë menjëherë në fazën e tretë.
Donald Trump
Për të kjo do të thotë vendosje e tarifave te mëtejshme mbi produktet kineze për një vlerë tjetër 267 miliardë dollarëshe. Nëse kjo ndodh, atëherë praktikisht, pothuajse të gjitha eksportet e Kinës në SHBA do të jenë subjekt detyrimesh të shtuara.
Komente











