Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan do të takohet të hënën në Romë me kryediplomatin kinez Yang Jiechi për të diskutuar rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimit të tij në sigurinë rajonale dhe globale. Takimi kishte qenë i planifikuar prej kohësh, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Uashingtoni dhe Pekini për të mbajtur kanale të hapura komunikimi dhe për të menaxhuar çështjet tregtare, por ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ishte një temë e rëndësishme.
“Ky takim po zhvillohet në kontekstin e një lufte të pajustifikuar e brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndërsa Kina është rreshtuar me Rusinë për të avancuar vizionin e saj për rendin botëror. Ndaj pres që ata të diskutojnë mbi ndikimin e luftës së Rusisë ndaj sigurisë rajonale dhe globale”, tha i njëjti burim.
Uashingtoni i ka bërë thirrje Kinës, vendeve të Gjirit apo edhe atyre që nuk e kanë dënuar sulmin rus të bëhen pjesë e masave për izolimin e Rusisë nga ekonomia globale.Pekini, një partner kryesor tregtar i Rusisë, shprehu shqetësimin për ndikimin e sanksioneve në financat globale, furnizimin me energji, transportin dhe zinxhirët e furnizimit, mes shenjave në rritje se sanksionet perëndimore po e kufizojnë aftësinë e Kinës për të blerë naftë ruse.
Nga ana tjetwr Rusia tha se po mbështetej te Kina për ta ndihmuar atë të përballonte goditjen ndaj ekonomisë së saj nga sanksionet e vendeve Perëndimore, por Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Pekinin që të mos e sigurojë atë shpëtim.
Lajmi kryesor:
Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30