SHBA-Pakistan/ Trump: Pakistani të ndihmojë për marrëveshje me talebanët

SHBA-Pakistan/ Trump: Pakistani të ndihmojë për marrëveshje me talebanët

Presidenti Donald Trump tha se ai mund ta fitojë luftën në Afganistan brenda një jave, por nuk dëshiron të vrasë miliona njerëz dhe të fshijë Afganistanin "nga faqja e dheut”.

Trump u përpoq të bindë Pakistanin që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje me talebanët, që do t'i jepte fund luftës më të gjatë në historinë e Amerikës.

“Unë mund ta fitoj atë luftë brenda një jave'' por “nuk dua të vras miliona njerëz,” tha Presidenti Trump.

Afganistani ishte ndër temat kryesore gjatë takimit të Presidentit Trump me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan dhe marrëdhëniet e tyre shpesh të tensionuara mund të përmirësohen.

Trump thotë se Pakistani mund të përdorë ndikimin e tij tek talebanët për të ndihmuar SHBA të largohen nga Afganistani.

Pakistani, i cili përballet me probleme ekonomike, dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara me shpresën për të siguruar më shumë investime, tregti dhe ndoshta rivendosjen e ndihmës amerikane që u pre nga Presidenti Trump.

Vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Pakistanit kanë qenë të paqëndrueshme. Ato arritën pikën më të ulët nën presidencën Barak Obama kur SHBA ndërmorën sulm mbi kompleksin e Osama bin Ladenit në Pakistan, pa e informuar paraprakisht Islamabadin.

Marrëdhëniet nuk u përmirësua as kur Presidenti Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë.

Në nëntor të vitit 2018, Presidenti Trump shkruante: "Ne nuk do t’i paguajmë më Pakistanit miliarda dollarë, sepse ata marrin paratë tona dhe nuk bëjnë asgjë për ne, Bin Ladeni është një shembull tipik”

Kjo deklaratë shkaktoi zemërim në Islamabad. Khan u kundërpërgjigj duke thënë në Twitter se Pakistani ka pësuar 75.000 viktima dhe ka humbur 123 miliardë dollarë në "Luftën e SHBA kundër Terrorit", pavarësisht faktit se asnjë pakistanez nuk ishte përfshirë në sulmet e 11 shtatorit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar vetëm një ndihmë "të vogël" prej 20 miliardë dollarësh.

Tani, të dy vendet po përpiqen të zbusin tensionet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat