SHBA/Policia asgjeson të dyshuarin për vrasjen e mbështetësit të Trump në Portland (VIDEO)

SHBA/Policia asgjeson të dyshuarin për vrasjen e mbështetësit të Trump në Portland (VIDEO)

Personi i akuzuar për vrasjen e një mbështetësi të Donald Trump javën e kaluar në Portland në SHBA, u qëllua dhe u vra nga policia gjatë një tentative për ta arrestuar atë.

Michael Reinoehl, 48 vjeç, i cili besohet se ka vrarë Aaron "Jay" Danielson, një mbështetës i ekstremit të djathtë të presidentit amerikan, kishte disa precedentë penal.

Ngjarja ka ndodhur afër Lacey, në Washington, menjëherë pas Reinoehl pranoi gjatë një interviste me ‘Vice News’ se ishte ai vrasësi i 38-vjeçarit Aaron J. Danielson, vrasje të cilën e justifikoi për vetëmbrojtje.

Danielson u qëllua për vdekje në gjoks më 29 gusht pasi një grumbull njerëzish, mbështetësv të Trump, u përballën me protestuesit e ‘Black Lives Matter’.

Të gjithë në Kenosha, terren ‘provimi’ për kandidatët e Shtëpisë së Bardhë!

Kandidadi demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ka udhëtuar për në Wisconsin, me rreth 100,000 banorë, qyteti simbol i protestave racore që po zhvillohen ditët e fundit, i vizituar të mërkurën edhe nga Trump ku foli për "trazirat antiamerikane", për ligjin dhe rendin.

Sfiduesi Biden, tha se ai ishte në Kenosha për të promovuar unitetin pas disa ditësh protesta dhe pas plagosjes nga policia më 23 gusht të shtetasit afrikano-amerikan Jacob Blake, mbetur tashmë i paralizuar.

Që nga 23 gushti, dita e plagosjes së afrikano-amerikanit Jacob Blake janë arrestuar 252 njerëz nga të cilët 132 nuk janë banorë të qarkut lokal kurse dwmi në prona llogaritet në 2 milionë dollarë. 

Ku do të rreshtohet në muajin nënror Wisconsin?

Wisconsin është një nga shtetet thelbësore të SHBA për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor. Për 20 vjet ai ka qënë pro demokrat derisa Trump mundi Hillary Clinton në vitin 2016.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?