SHBA/Pompeo thyen heshtjen për helmimin e liderit të opozitës ruse Navalny

SHBA/Pompeo thyen heshtjen për helmimin e liderit të opozitës ruse Navalny

Pas disa ditë heshtje nga administrata amerikane e presidentit Donald Trump, sot Sekretari i Shtetit Mike Pompeo lëshoi një deklaratë duke shprehur shqetësimin në lidhje me raportimet paraprake mjekësore se kreu i opozitës ruse Aleksey Navalny ishte helmuar. Ai mbështëti opsionin e hetimit të rastit "nëse deklaratat e mjekëve dëshmohet të jenë të sakta”.

"Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar thellësisht nga konkluzionet e raportuara nga ekspertët mjekësorë gjermanë. "Nëse raportet do dëshmohet se janë të sakta, Shtetet e Bashkuara mbështesin thirrjen e BE për një hetim gjithëpërfshirës dhe janë të gatshëm të ndihmojnë”, - tha Pompeo duke shtuar se hetimi duhet të jetë transparent dhe se të gjithë personat e përfshirë duhet të mbajnë përgjegjësi”

Deklarata e Pompeo vjen gati një javë pasi zëdhënësi i Navalny njoftoi se kritiku i Kremlin ndodhej në gjendje kome pasi dyshohej se ishte helmuar. Ai u evakuua nga qyteti siberian Omsk dhe u transportua për në Berlin ditën e shtunë.

Spitali gjerman që po e trajton atë u shpreh përmes një deklarate të hënën se testet tregojnë se ai Navalny është helmuar dhe se ndodhet në koma artificial në kujdesin intensive.

Bashkimi Europian menjëherë bëri thirrje për nisjen e hetimeve kurse Administrata Trump ka qënë krejtësisht e heshtur deri më sot për çështjen Navalny.

Sipas zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Rusi, Zëvendës Sekretari Stephen Biegun "shprehu shqetësim të thellë" për gjendjen e kreut të opozitës ruse  në një takim në Moskë me Ministrin e Jashtëm të federatës Sergej Lavrov.

Ndërkohë Ambasadori amerikan në Rusi John Sullivan tha se autoritetet ruse duhet të nisin një hetim të menjëhershëm, gjithëpërfshirës dhe transparent për të gjetur shkaktarët e këtij akti”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)