Nxënësit e një shkolle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, panë më shumë se që duhet, në atë që do duhej të ishte një orë mësimi.
Për arsye të panjohura, një nxënës është bërë agresiv dhe e ka qëlluar mësuesin në fytyrë, pasi e ka goditur në gjoks
Kjo bëri të mësimdhënësi të revoltohej dhe ta kthente me kokë poshtë, për ta hedhur sipër një tavoline. Pranë tyre kanë shkuar edhe dy nxënës të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar sherrin mes mësuesit dhe nxënësit.
Veprimi i mësuesit është konsideruar si i tepruar, por ka edhe nga ato që e kanë mbrojtur pasi siç duket në video shkaktar dhe fajtor është nxënësi me sjellje shumë të ulët.