SHBA-të i ka kundër, por Berisha e konsideron rishembje të monizmit lëvizjen e tij kundër amerikanëve! Gjen 'ngushëllim' te fjalët e James Baker 30 vite më parë

SHBA-të i ka kundër, por Berisha e konsideron rishembje të monizmit lëvizjen e tij kundër amerikanëve! Gjen 'ngushëllim' te fjalët e James Baker 30 vite më parë

Sali Berisha

Edhe pse SHBA e shpalli 'non grata' dhe kundërshton aksionin e tij qartazi anti-amerikan, për Sali Berishën lëvizja e tij do të rishembë monizmin.

Një ditë pas referendumit ku me 43 mijë vota shpallën shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në facebook një video të ish-sekretarit amerikan të shtetit, James Baker gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë 30 vite më parë, duket gjetur ngushëllim te fjalët e tij, të thëna në një kontekst tjetër, pas rënies së komunizmit.

“Nderim dhe mirënjohje të pakufishme 44 mijë demokratëve që me votën e tyre të lirë morën në dorë fatin e tyre!”, shkruan Berisha.

Në video Baker thotë: “Ju jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni atë që të dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.

Edhe pse e konsideron lëvizjen e tij 'lëvizjen më pro-amerikane', Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj ambasadores së SHBA Yuri Kim. Ai i ka kërkuar disa herë rishihet vendimin për shpalljen e tij 'non grata' dhe se do ta pranonte një falje nga SHBA-ja nëse do të kishte një të tillë, por SHBA reaguan duke i shuar atij çdo shpresë. Disa ditë më parë, SHBA i dha atij mesazhin e qartë nëpërmjet shifrave.

"Mbi 200 persona janë shpallur 'Non Grata' nga SHBA deri më tani dhe ka pasur 'zero' raste që është hequr dhe 'zero' raste që është kërkuar falje", thuhej në njoftim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 20/12/2021 05:52

    Ne SHBA, Government ose shteti nuk eshte Qeveria, pra Presidenti por te trija pushtetet: ai qe ben ligjet, ekzekutivin dhe gjyqesori. Nga keto, eshte nje pushtet i Shba, ekzekutivi ai qe e ka designated Berishen. Per kulture ligjore se ju mungon pothuaj ne ekstrem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen