TIRANË- Është e trishtë kur mentaliteti i shoqërisë të përdhos në saj të gjinisë, por mesa duket për shefat e komisariateve dhe për efektiven e njohur thjesht si Ina është një metodë për të bërë ‘gallatë kolektivi’. Bëhej fjalë për një vajzë të mitur e cila ishte zhdukur pa lënë gjurmë, gjë që nëpër komunikime nëpër grupe “ËhatsApp”-i “ndezi” efektivët të përdoronin gjuhë fyese dhe denigruese për 16-vjeçaren. Mesazhet, u publikuan me shpejtësi në media, ndërsa sot, AMP ka nisur hetimin disiplinor ndaj 3 punonjësve të policisë. Ndërkohë është pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefi për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë.

Mesazhet për 16-vjeçaren ishin ulëritëse, përdhosëse, të ulëta dhe pjesë e një zhargoni rruge përdorur nga njerëz që në vend që të falin besim dhe siguri tek qytetarët, vazhdojnë të ndjekin shembullin e padrejtë të patriarkatit.

Pjesë nga biseda skandaloze:  

R.: Kjo vajzë është larguar nga banesa. Të shoqërohet në komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë viti prodhimi ëhstë shef?

R.: Vit i fundit duket.

P.: Shikoje Ina, nga prapakolpi.

Ina: Si urdhëron shefi, fshati që duket s’ka nevojë për kallauz.

Vazhdojnë...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Publikimi i bisedës seksiste për të miturën e zhdukur, policia pezullon për 30 ditë shefin e Krimeve në Tiranë: Po kryejmë hetimet e plota për rastin

1678870765_1666243212rey.jpg

Pas publikimit të bisedës seksiste për të miturën e zhdukur, policia pezullon për 30 ditë shefin e Komisariatit.

"Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën ËhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit", njofton policia.