Shega është fruti simbol i rajonit të Lezhës, e cila gjendet në pyje si frut i egër por dhe në plantacionet e kultivuara nga fermerët.

Ndër vite ato kanë pasuruar gastronominë e restoranteve të zonës, ndaj gatimet që kanë në përberje të tyre shegën u promovuan në një panair në qender të qytetit.

Shefat e kuzhinës Alfred Marku dhe Ndoc Shtjefni treguan se e përdorin shegen në kuzhinë që nga gatimet me mish e deri tek ëmbëlsirat. Po kështu shurupi me kete frut është i mrekullueshem.

Panairi i gastronimisë u ndërthyr me nje koncert te bukur te femijeve me veshjet tradicionale.

Lezhe kultivohen rreth 120 hektare shege dhe prodhimi kete vit ka qene i bollshem, por problem për fermret mbetet mungesa e tregut.