1750187450_aa.JPG

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, tha se ushtria izraelite kishte "sulmuar thellë, duke dobësuar aftësitë bërthamore, balistike dhe komanduese të Iranit".

Ai njoftoi eliminimin e një zyrtari tjetër të lartë iranian të sigurisë Ali Shadmani.

"IDF eliminoi Ali Shadmanin, shefin e shtabit të regjimit gjatë kohës së luftës. Shadmani shërbeu vetëm për katër ditë në këtë post përpara se të pësonte të njëjtin fat si paraardhësi i tij", tha ai. 


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael-Iran, shpërthime të reja në Teheran! Trump: E dimë ku është Khamenei, kemi kontroll të plotë të hapësirës ajrore