Vijojnë sulmet Izrael -Iran. Shpërthime janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa ushtria izraelite njoftoi një sulm të ri të raketave balistike nga Irani pasditen e sotme.
Ndërsa sulmet me raketa po vijojnë presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje sot Teheranit për një dorëzim pa kushte, pasi durimi i tyre po mbaronte.
Me një postim në rrjetin e tij social "Truth", kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se e dinin ku fshihej lideri suprem iranian Ali Khamenei, por nuk do e vrisnin. Ai sugjeroi dorëzimin dhe mbarimin e kësaj lufte, teksa nënvizoi se kontrollohet e gjithë hapësira ajrore e Iranit.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje - Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Durimi ynë po mbron", shkruante mes të tjerash Trump.
Presidenti Donald Trump zhvilloi edhe një takim me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ku në fokus ishin sulmet e SHBA-së ndaj objektivave brenda Iranit, përfshirë objektet bërthamore. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë.
Ushtria izraelite gjatë mbrëmjes së sotme nisi një valë të re sulmesh në Iran, ku në aksion u përfshinë 60 avionë.
Më herët, një raketë ra në një parking në Izraelin qendror, duke shkaktuar dëme dhe duke i vënë flakën një autobusi bosh. Një tjetër goditi Herzliya-n, një qytet disa kilometra në veri të Tel Aviv-it.
Kurse Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan sot se kishin eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm iranian Ali Shadmani pasi goditën gjatë natës një qendër komande operative në Teheran. Shadmani u emëruar për të udhëhequr Forcat e Armatosura Iraniane katër ditë më parë pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid në ditën e parë të ofensivës izraelite.
"Brenda natës, Forcat Ajrore Izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei ", tha IDF në deklaratë.
Nga ana tjetër, mediat iraniane kanë raportuar se është goditur selia e Mossadit, agjencia e inteligjencës izraelite, pranë Tel Avivit. Mossad ka konfirmuar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj bankës qendrore iraniane.
Ndërkohë, Donald Trump u largua herët nga takimi i G7 në Kanada për shkak të "asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme", por nënshkroi një deklaratë të përbashkët me grupin për të shprehur mbështetje për Izraelin dhe për ta etiketuar Iranin si një burim paqëndrueshmërie.
Në një postim në rrjetet sociale më herët, Trump shkroi gjithashtu me shkronja kapitale se Irani "NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE", duke shtuar "të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani". Pasi zbarkoi në Uashington, Trump tha për gazetarët se “Nuk po kërkoj një armëpushim, ne po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim", "një fund të vërtetë" të luftës midis Iranit dhe Izraelit.
Irani mund të vendosë mina në ngushticën e Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bashkoheshin luftës së Izraelit. Këtë e raporton New York Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave minat do të kishin për qëllim të bllokojnë anijet luftarake amerikane në Gjirin Persik.
Sipas zyrtarëve amerikanë që kanë shqyrtuar raportet e inteligjencës, Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për të sulmuar bazat amerikane në Lindjen e Mesme, nëse Shtetet e Bashkuara do t’i bashkoheshin luftës së Izraelit, shkruan New York Times.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Europë rreth dhjetëra aeroplanë furnizues me karburant, të cilët mund të përdoren për të mbështetur avionët luftarakë që mbrojnë bazat amerikane ose për të zgjeruar rrezen e veprimit të bombarduesve të përfshirë në një sulm të mundshëm ndaj impianteve bërthamore iraniane.
Ka përfunduar takimi i Trump në 'Situation Room' me këshilltarët e sigurisë.
Kështu raporton CNN duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Fox News se Presidenti Donald Trump do të takohet “shumë shpejt” me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtari shtoi se sulmet e SHBA-së ndaj objektivave brenda Iranit, përfshirë objektet bërthamore, janë në tryezë.
Ky zhvillim vjen pasi Trump tha të martën se Irani nuk ka më kontroll mbi hapësirën ajrore të tij.
“Tani ne kemi kontroll të plotë dhe total mbi qiellin e Iranit,” shkroi ai në Truth Social.
Trump gjithashtu tha të martën se SHBA-ja e di ku “fshihet” Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe megjithëse ai është “një objektiv i lehtë,” SHBA-ja nuk do ta vrasë – “të paktën jo për tani.”
Në zhvillim është një , valë e gjerë sulmesh në zemër të Iranit, të kryera nga 60 avionë të aviacionit izraelit. Këtë e deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, duke shpjeguar se objektivi janë strukturat për nisjen e raketave balistike të drejtuara kundër Izraelit. Defrin sqaroi se forcat iraniane janë tërhequr në qendër të vendit pas sulmeve të fundit.
"Tani po bëjnë përpjekje për të nisur raketa nga Isfahani, por ne jemi pas tyre", tha më tej Defrin.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, tha se ushtria izraelite kishte "sulmuar thellë, duke dobësuar aftësitë bërthamore, balistike dhe komanduese të Iranit".
Ai njoftoi eliminimin e një zyrtari tjetër të lartë iranian të sigurisë Ali Shadmani.
"IDF eliminoi Ali Shadmanin, shefin e shtabit të regjimit gjatë kohës së luftës. Shadmani shërbeu vetëm për katër ditë në këtë post përpara se të pësonte të njëjtin fat si paraardhësi i tij", tha ai.
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka zbuluar një lëshim të ri rakete balistike nga Irani.
Sirenat e alarmit pritet të bien në disa zona të vendit në minutat e ardhshme, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktive për të kapur kërcënimet.
Autoritetet u kanë kërkuar civilëve të strehohen në bunkerë dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm, raporton Times of Israel.
Presidenti amerikan Donald Trump i bën thirrje liderit të Iranit, Ali Khameneit që të dorëzohet. Ai deklaroi nëpërmjet një postimi sot në rrjetin e tij social "Truth”, se SHBA e dinë ekzaktësisht se ku ndodhet i ashtuquajturi lider suprem.
Në një status të dytë, ai shkruan për “dorëzim pa kushte”, ndërsa pak më herët tha se ‘kanë kontrollin e plotë të hapësirës ajrore të Iranit’.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi “Udhëheqës Suprem”. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje - Nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin. Por nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve apo ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Në krahun tjetër sulmet nga të dyja anët po vijojnë prej ditës së premte, me qindra viktima dhe të plagosur deri tani.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi një valë të re raketash drejt Izraelit.
Sulmet izraelite gjatë pesë ditëve të fundit kanë vrarë, ndër të tjera, 10 fëmijë dhe 35 gra, dhe kanë plagosur 1,800 persona, tha Ministri iranian i Shëndetësisë, Mohammad Reza Zafarghandi, i cituar nga IRNA.
Autoritetet e Teheranit nuk e kanë përditësuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga e diela, kur publikuan një numër prej 224 viktimash.
Donald Trump “mund të marrë masa të tjera” kundër programit bërthamor të Iranit.
Kështu deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke theksuar se ish-presidenti Trump prej dhjetë vitesh këmbëngul që Teherani të mos zotërojë armë bërthamore.
Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Teheranin verior, duke shënuar ditën e pestë radhazi të sulmeve nga forcat izraelite.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar luftën Izrael-Iran.
Takimi u konfirmua nga faqja e internetit Axios.
'E paralajmëroj diktatorin iranian: kushdo që ndjek gjurmët e Sadam Huseinit do të përfundojë si Sadam Huseini'.
Kjo u shkrua në X nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili më parë i kishte dërguar një mesazh të ngjashëm Udhëheqësit Suprem Iranian, Ali Khamenei.
Sadam Huseini u rrëzua nga pushteti në vitin 2003 pas pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, të cilat pretenduan se diktatori irakian zotëronte armë të shkatërrimit në masë, dhe u var në vitin 2006.
אני מזהיר את הדיקטטור האיראני: מי שהולך בדרכו של סדאם חוסיין יסיים כמו סדאם חוסיין. pic.twitter.com/bA21sFYSiI
— ישראל כ”ץ Israel Katz (@Israel_katz) June 17, 2025
Komanda e Frontit të Brendshëm të IDF-së ka informuar popullsinë izraelite se sulmi nga Irani ka përfunduar dhe se ata mund të largohen nga strehimoret e tyre.
IDF thotë se deri më tani nuk ka të lënduar.
Zëdhënësi i IDF tha se në bombardimet e fundit, disa raketa balistike u qëlluan drejt Izraelit nga Irani, shumica e të cilave u shkatërruan.
"Ne duhet të vazhdojmë t'u bindemi udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm", i tha ai publikut.
Sulmet e Izraelit kanë rinisur në Iran. Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Isfahan, në Iranin qëndror. Ngjarja raportohet nga disa media lokale.
Forcat e Armatosura Iraniane përdorën sot një raketë të re kundër Izraelit.
Kjo u deklarua nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes iraniane, Gjenerali Alireza Talaee Nik, në një intervistë me transmetuesin shtetëror iranian.
"Sot përdorëm një nga raketat tona për herë të parë, dhe regjimi sionist as nuk e vuri re se ishte vendosur. Ata do të kenë më shumë surpriza si kjo. Irani po përballet me një luftë të imponuar. Ne jemi në një pozicion mbrojtës, por po përdorim të gjitha aftësitë tona ofensive dhe mbrojtëse. Armiku nuk mund të përballojë një luftë të gjatë', tha ai.
Irani është gati të angazhohet në një proces negociatash vetëm nëse vijat e tij të kuqe respektohen dhe merren parasysh, tha një zyrtar i sigurisë në Teheran për Al Jazeera.
Sipas burimit, çdo ndërhyrje e mundshme e SHBA-së do të rrezikonte të fuste të gjithë rajonin në luftë. Ky duket si një mesazh shumë i qartë për amerikanët.
Më shumë se 450 persona janë vrarë në Iran nga sulmet izraelite në 5 ditë që nga fillimi i sulmit. BBC raporton këtë, duke cituar llogaritjet e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran (Hrana), një organizatë joqeveritare iraniane për të drejtat e njeriut.
OJQ-ja ka rindërtuar identitetin e të paktën 224 civilëve midis të vdekurve dhe 188 të tjerëve midis të plagosurve. Këtij numri duhet që ti shtohen edhe 109 të vrarë dhe 123 të plagosur të identifikuar si personel ushtarak dhe 119 të vdekur dhe 335 të plagosur që nuk janë identifikuar.
Foto:Oded Basiuk
Operacioni izraelit kundër Iranit nuk do të përfundojë derisa ne të eliminojmë kërcënimin bërthamor dhe raketat balistike, tha ushtria izraelite (IDF).
Në një bisedë telefonike me gazetarët, shefi i Drejtorisë së Operacioneve të IDF, Oded Basiuk u shpreh se ata do të vazhdojnë të godasin objektivat bërthamore.
"Ne do vazhdojmë të godasim objektivat bërthamore, sipas një plani dhe në një kohë që është e përshtatshme për ne. IDF nuk do të lejojë që një Iran bërthamor ta kthejë Lindjen e Mesme në një varrezë", tha Oded Basiuk.
IDF sqaroi gjithashtu se objektivat përfshijnë gjithashtu shkencëtarë bërthamorë, mbrojtje ajrore, dhe qendra komande ushtarake.
"Ne po godasim regjimin terrorist, jo njerëzit, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë. Ata që na rrezikojnë janë udhëheqja në Teheran, jo njerëzit që ecin nëpër rrugët e Shirazit", shtoi Basiuk.
Ministri i mbrojtjes së Izraelit thotë se Khamenei i Iranit mund të përballet me të njëjtin fat si Sadam Huseini. "Unë e paralajmëroj diktatorin iranian kundër vazhdimit të kryerjes së krimeve të luftës dhe lëshimit të raketave ndaj civilëve izraelitë", tha Katz, i cituar nga mediat lokale. Më tej deklarata e tij sjell në vëmendje edhe fundin e diktatorit iraken Sadam Husein i cili u rrëzua dhe u ekzekutua pas një pushtimi të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003. "Ai Khamei do të bënte mirë të kujtonte fatin e diktatorit në vendin fqinj me Iranin, i cili zgjodhi të njëjtën rrugë kundër shtetit të Izraelit", shtoi Katz, duke iu referuar Sadam Huseinit. Katz konfirmon se sulmet e Izraelit ndaj objektivave ushtarake në Teheran do të vijojnë dhe u bën apel sërish civilëve të largohen
Njerëzit strehohen në një parking në Tel Aviv në mes të një breshërie të re raketash iraniane më 17 qershor. Paraditen e të Martës, ushtria izraelite dha alarmin se sulme ajrore po ndërmerreshin nga Irani në veri të vendit.
Një sulm i madh kibernetik ka goditur bankat iraniane të lidhura me Gardën Revolucionare në Iran, raportoi Pasdaran.
Mediat iraniane raportuan se të gjitha bazat e të dhënave të Sepah Bank, një nga bankat më të mëdha të Iranit, janë fshirë në një sulm të madh kibernetik.
Sipas mediave, të gjitha bankomatët e saj janë jashtë funksionit dhe klientët nuk mund të tërheqin para në dorë.
Sulmi konfirmohet edhe nga Mossadi përmes një postimi në X: "Pati një sulm kibernetik kundër bankës qendrore iraniane të regjimit, Sepah."
Raketat balistike iraniane kanë goditur selinë e Mossadit (agjencisë së inteligjencës izraelite) në Herzliya, pranë Tel Avivit.
Mediat iraniane pretendojnë se raketat e lëshuara nga Pasdarani, Garda Revolucionare Iraniane, kanë arritur edhe në qendrën logjistike të Drejtorisë së Inteligjencës në Glilot.
Për momentin nuk ka konfirmim nga Izraeli.
"Ne po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim, një "fund të vërtetë" të luftës midis Iranit dhe Izraelit". Kjo u tha nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One pasi mbërriti në Uashington pas Samitit të G7 në Kanada.
Presidenti Donald Trump ndërkohë, po shqyrton dërgimin e Steve Witkoff ose Zv. Presidentit JD Vance në Teheran për t'u takuar me zyrtarë iranianë, raportoi gazetarja e CBS News, Jennifer Jacobs, e cila udhëtoi në bordin e Air Force One nga Kanadaja.
Trump deklaroi se nëse i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme apo zëvendëspresidenti i SHBA-së do të vendosen në Teheran "do të varet nga ajo që ndodh kur të kthehem" në Uashington DC.
Duke folur për CBS, presidenti amerikan saktësoi se nuk po kërkonte një armëpushim, duke shtuar se donte një "fund të vërtetë" të problemit bërthamor të Iranit. Ai u shpreh gjithashtu se Teherani duhet të heqë dorë nga armët e tij bërthamore dhe se Izraeli nuk do t'i ngadalësojë sulmet e tij.
"Do ta mësoni në dy ditët e ardhshme. Do ta mësoni. Askush nuk është ngadalësuar ende", tha Trump në Air Force One, pasi u largua nga samiti i G7 në Kanada një ditë më parë.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ka dhënë alarmin për prezencën e një avioni armiqësor në veri të vendit. Në një postim në X, IDF njofton se sirenat po bien në zonë.
“Sirena që bien në Izraelin verior për shkak të infiltrimit të një avioni armiqësor”, thuhet në reagimin e IDF.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë sot se eliminuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian Ali Shadmani në sulmet e tyre. IDF thekson se gjatë natës shënjestruan një qendër komande operative në Teheran, ku mbeti i vrarë edhe Shadmani.
"Brenda natës, Forcat Ajrore Izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei.
Shadmani mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës dhe komandantin e Komandës së Emergjencave të Forcave të Armatosura të Iranit. Ai kishte autoritet si mbi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ashtu edhe mbi ushtrinë e rregullt. Në fillim të operacionit, ai u emërua për të udhëhequr Forcat e Armatosura Iraniane pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid, i cili u vra në sulmin hapës të Operacionit 'Rising Lion'", tha ushtria izraelite.
Pas largimit herët nga takimi i G7 në Kanada, Donald Trump ka thumbuar presidentin francez Emmanuel Macron. Trump thotë se Macron gaboi kur deklaroi se ai u largua nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, duke shtuar se “është diçka më e madhe se kaq”.
Më tej, ai shton “qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon”.
“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkon publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t'u kthyer në Uashington për të punuar për një "armëpushim" midis Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më tepër se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!”, ka shkruar Trump në Truth Social.
Arsyeja e largimit të Trump mund të ketë qenë një mbledhje e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë. Fox News raporton se Presidenti amerikan ka urdhëruar që anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të takohen me të, në atë që quhet Dhoma e Situatave (Situation Room).
Kina ka akuzuar Donald Trump se "po i hedh benzinë " konfliktit Iran-Izrael, duke iu referuar thirrjes së presidentit amerikan drejtuar qytetarëve të Teheranit që të "evakuohen menjëherë".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha në një konferencë për shtyp se "hedhja e benzinës në zjarr, kërcënimet dhe rritja e presionit nuk do të ndihmojnë në nxitjen e çtensionimit të situatës".
Në vend të kësaj, shtoi Guo, "kjo vetëm sa do ta intensifikojë dhe zgjerojë konfliktin".
Komente


Irani eshte zgjuar vone nga gjumi kur sejcili e din se prej vitit 1948 ata jane se bashku ,pra dote ishte e duhur dhe pa vonese te filloni per armatosjen e ngushtices dhe mos ja jepni Izraelit ,dhe Amerikanev pse kjo dote ishte nji katastrofe per boten.
Përgjigju