Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka dërguar një mesazh publik ushtarëve të rinj rusë, që nisen për të luftuar në frontin me Ukrainën.

Gjatë një konference për mediat me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, Rutte u ka kërkuar të rinjve rusë dhe familjeve të tyre që të mos mashtrohen, pasi sipas tij do të vdesin në frontin e luftimeve.

Sipas Ruttes, luftëtarët e rinj rusë do të pajisen me armë të dobëta dhe nuk do të stërviten, për t’u përballur me mbrojtjen ukrainase.

"Duhet të them diçka. Por duhet t'ua them të rinjve rusë dhe familjeve të tyre. Po mashtroheni. Burra si ju që regjistroheni për të luftuar: nuk do të stërviteni. Pajisjet që do t'ju japin do të jenë të dobëta. Ka një probabilitet shumë të lartë që të vdisni ose të plagoseni ndërsa jeni atje, dhe ndoshta, nëse plagoseni, do të liheni të vuani në baltë dhe të vdisni", tha mes të tjerash Rutte gjatë një konference për shtyp në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se Rusia është "gjithnjë e më e dëshpëruar".


Lajmi kryesor:

Dronë ukrainas mbi Shën Petersburg në ditën e parë të 'Davosit rus', u goditën terminali i naftës, ndërmarrje ushtarake dhe anije në portin e Kronstadtit (VIDEO)