Shefi i OKB-së kritikon 'lakminë groteske' të firmave të naftës dhe gazit: Qeveritë t’i taksojnë për fitimet ekstra marramendëse

Shefi i OKB-së kritikon 'lakminë groteske' të firmave të naftës dhe gazit: Qeveritë t’i taksojnë për fitimet ekstra marramendëse

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u ka bërë thirrje shteteve që të takstojnë me taksa të veçanta të gjitha kompanitë e naftës, në këto kohë krize. Guterres tha se ishte "imorale" që këto firma të përfitojnë nga kriza.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka përkeqësuar mungesën globale të naftës dhe gazit, duke ndërprerë aksesin me karburant nga Rusia - një nga furnizuesit kryesor e për pasojë duke rritur çmimet.

Teksa familjet po përballen me fatura më të larta, kompanitë po korrin përfitime. 4 nga firmat më të mëdha të energjisë - Exxon, Chevron, Shell dhe TotalEnergies fituan rreth 51 miliardë dollarë në tremujorin e fundit - pothuajse dyfishi i asaj që fituan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Kjo lakmi groteske po ndëshkon njerëzit më të varfër, ndërsa shkatërron shtëpinë tonë të vetme të përbashkët. Unë u bëj thirrje të gjitha qeverive të tatojnë këto fitime të tepërta dhe të përdorin fondet për të mbështetur njerëzit në këto kohë të vështira”, tha Guterres.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut