Shefi i ri i diplomacisë amerikane dhe lidhja e tij speciale me Shqipërinë

Shefi i ri i diplomacisë amerikane dhe lidhja e tij speciale me Shqipërinë

Janë publikuar shumë shkrime e kuriozitete në shtypin shqiptar, rreth sekretarit të ri amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Hebre, frankofon, europianist dhe diplomat i vjetër i linjës së fortë, ai ka qenë për gjashtë vite krahu i djathtë i presidentit Bajden në Senat dhe e njeh shumë mirë shërbimin diplomatik amerikan, ku ka shërbyer si zv.sekretar Shteti.

Blinken ka detyrën delikate të rivënies në ekuilibër të politikës së jashtme amerikane, pas katër viteve të “Amerika e para” të Donald Trump. Irani, Kina dhe rikonsolidimi i aleancave tradicionale, janë në krye të axhendës së tij pas 20 janarit.

Por sekretari i ri amerikan i Shtetit ka edhe një lidhje specifike me Shqipërinë, e cila mund të rezultojë e rëndësishme në muajt e ardhshëm.

Në kohën kur ai ka shërbyer si zv.sekretar i Shtetit, mes viteve 2015-2017, shefja e tij e kabinetit ka qenë ambasadorja e sotme amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Kjo rrethanë pak e njohur mund të rezultojë e rëndësishme në vendimet që administrata e re amerikane e Xho Bajden do të marrë për vendin tonë, në një vit delikat si viti zgjedhor ku po hyjmë.

Nga ana tjetër, me një administratë më miqësore pas krahëve, se ajo e Donald Trump, mund të imagjinohet lehtësisht se edhe pesha e Yuri Kim në Tiranën ku jo rrallë ambasadorët janë parë me sy negativ nga një pjesë e politikës, do të jetë më e madhe dhe decizive./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albania: 22/12/2020 22:50

    Kjo sdo realizohet sepse trumpi do te jete derine 2024 president ,ai do cliroj boten nga kthetrat e bankierve dhe e pedofilve..koha do e tregoje prr mosbesuesit,rroft paqja dhe sa me shume pozitivitet per njerzimin

    Përgjigju
    • Albania1: 23/12/2020 02:35

      Trump is a goner for good it's over his fierd Trumpi ka shkuar per pension zoti trump eshte shkarkuar perfundimisht nga votuesit Kete qe po thua ti jane perralla te fredit te cakos qe nga studimi I tepert sheh endrra iluminati me sy hapur .Armiqt e shqiptareve deri ne 2024 do ta kene te veshtire agjenden Joe biden per 4 vitet e ardheshme ju ka plas zemren shpresojme deri 2028 me ndihmen e zotit

    • trpkoq: 22/12/2020 23:41

      ai ka 50 vjet qe ha e bashkepunon me bankieret e pedofilet. Tani tu kujtua ty dhe atij te cliroheni nga kthetrat e.

  • Erik: 22/12/2020 21:14

    Lajm i zi per sovranistin Like.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja