Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Ljubisa Dikovic në një prononcim për mediat në Beograd është shprehur se mund të ketë trazira në kufi me Kosovën. "Shkëmbimi i informacioneve me KFOR-in që është përgjegjës për sigurinë në krahinën jugore serbe, është i përditshëm.
/Shqiptarja.com
Të premten kam folur me Komandantin e KFOR-it dhe kam marrë informacione që në zonën tokësore të sigurisë mund të cenohet siguria sikurse edhe brenda territorit të Kosovës dhe Metohisë. Jam i sigurt se KFOR i ka marrë të gjitha masat” ka deklaruar Dikovic.
d.b/shqiptarja.com








